E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 14:46
Subscribe to Syndicate
download

Gjurmëve të mjekëve kosovarë në Zvicër

03.09.2012 - 07:28

„Diaspora për Zhvillim“ po bën përpjekje që t’i mbledhë bashkë mjekët kosovarë në Zvicër, të cilët në mënyrë të organizuar do të viheshin në funksion të zhvillimit të shëndetësisë në Kosovë.

Numri i mjekëve dhe i kuadrove të tjera të mjekësisë nga Kosova, të cilët punojnë në Zvicër, nuk dihet saktësisht.

Jo vetëm që nuk dihet numri i tyre, por askush nuk ka bërë përpjekje të organizuar në mobilizimin e potencialeve shëndetësore që ka Kosova jashtë vendit, konkretisht në Zvicër.

Së fundi, projekti “Diaspora për Zhvillim”, i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - SDC në Kosovë, dhe i cili zbatohet nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim – IMD me konsulencë të Solidar Suisse, ka identifikuar si çështje shumë të rëndësishme dhe të nevojshme përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, të cilin synon ta arrijë nëpërmjet kontributit dhe shfrytëzimit të potencialit intelektual të profesionistëve kosovarë në Zvicër.

Kryesuesi i projektit “Diaspora për Zhvillim”, Elbasan Morina, tha për albinfo.ch se me këtë projekt synojnë të krijojnë një bazë të dhënash të punëtorëve shëndetësorë që për shkaqe të ndryshme, si në mungesë të zhvillimit profesional, janë duke jetuar në Zvicër.

Më pas është paraparë të krijohet edhe një organizatë profesionistësh në diasporë si mekanizëm për transferin e njohurive dhe përvojave në Kosovë.

„Ne në fazën e zbatimit të projekteve do të kemi adresë të saktë të tyre dhe të sjellim eksperiencën e tyre në Kosovë, e që është e dosmosdoshme në këtë fazë, pasi Kosova është në proces të hartimit të politikave shëndetësore“, tha Elbasan Morina.

Lajmin për projektin në fjalë e ka konfirmuar ditë më parë në një intervistë për albinfo edhe ministri kosovar i Shëndetësisë, Ferid Agani.

„Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me këtë program do të fillojë organizimin e një shoqate, e cila do t’i mbledhë mjekët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilët në mënyrë të organizuar do të viheshin në funksion të zhvillimit të projekteve të ndryshme në Kosovë“, ka thënë Agani.

Por realizatorët e projektit thonë se interesimi i mjekëve deri tani nuk është i mjaftueshëm.

„Kjo vjen si rezultat i mungesës së komunikimit me diasporën, apo thjesht duhet të hulumtojmë mënyra të tjera sesi të arrijmë te njerëzit në diasporë. Deri tani kemi diku rreth 10 të interesuar, por kërkojmë më shumë, nëse trendi nuk pëson rritje, atëherë bashkë me partnerët tanë do të provojmë të jemi më aktivë që të tërheqim pjesëmarrjen sa më të madhe“, tha Elbasan Morina, duke paralajmëruar forma të tjera të kmunikimit me diasporën.

Morina tha të jetë i vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në shëndetesinë kosovare, si pasojë e së cilës për çdo ditë po ikin mjekët nga Kosova.

„Gjithsesi ky është edhe qëllimi i projektit ‘Diaspora për Zhvillim’ që të krijojmë kushte më të mira, të përdorim fuqinë e diasporës në zhvillimin e vendit, në mënyrë që në të ardhmen e afërt të mos ketë fenomene të tilla. Edhe një herë ajo që ne tentojmë është të sjellim ekspertizën nga diaspora, e jo kthimin e domosdoshëm e të përhershëm të tyre“, sqaron Morina.

Projektit mund t’i përgjigjen deri më 31 dhjetor 2012 mjekë të praktikës së përgjithshme, dentistë, kirurgë, kardiologë, psikologë, psikiatër, ortopedë, infermier/e, teknikë laboratorësh, agjentë të kompanive të sigurimit shëndetësor, kujdesit shëndetësor, shtëpi pleqsh, por edhe profesionistë të lëmenjve të tjerë shëndetësorë që veprojnë në Zvicër.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 31 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 13:50

Prishtinë

Few clouds
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 14:30

Cyrih

Clear sky
  • 31 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 13:50

Shkup

Few clouds
  • 35 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 14:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj