E hënë, 20 Maj, 2013 - 15:07
Subscribe to Syndicate
download

Holandezët ftohen të investojnë në Kosovë

30.10.2012 - 14:50

Haga, ishte ndalesa e radhës e konferencës “Të Bërit Biznes dhe Investimet në Kosovë” për thirrje të investitorëve. Afaristët holandez u ftuan të investojnë në Kosovë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë në bashkëpunim me Odën Tregtare të Hagës dhe Ambasadën e Kosovës në Holandë, kanë promovuar para afaristëve holandezë, mundësitë për investime në Kosovë. Zëvendës kryeministrja Mimoza Kusari-Lila iu bëri thirrje biznesmenëve holandez që të vijnë e të investojnë në Kosovë.

Kosova, sipas një kumtese lëshuar nga MTI, ende ka nevojë për përmirësim të imazhit dhe ngritje të numrit të investitorëve, prandaj në kuadër të promovimit të Kosovës si vend i mirë për investime, Haga, qyteti i tretë për nga madhësia dhe qendra administrative e Holandës, ishte ndalesa e radhës e konferencës “Të Bërit Biznes dhe Investimet në Kosovë” për thirrje të investitorëve.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila tha para të pranishmëve në konferencë se Banka Botërore këtë vit shpalli Kosovën reformatorin më dinamik në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

“Jemi shteti më i ri në Evropë, por ofrojmë mundësi të shumta për investitorë. Në raportin e Bankës Botërore, këtë vit kemi shënuar ngritje për 76 pozita për mbrojtjen e investitorëve, i cilësuar si përmirësimi më i mirë nga të gjithë indikatorët prej 185 shteteve, ndërsa në fillimin e biznesit jemi 44 pozita më lartë”- theksoi ajo.

Përkundër krizës globale, zëvendëskryeministrja tha se tash e 4 vite, Kosova ka rritje të GDP-së për 5 për qind e cila pritet të jetë ngjashëm edhe për këtë vit.

Ndërsa në pjesën e dytë të konferencës, Kryeshefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Valdrin Lluka prezantoi mundësitë që ofron Kosova për investitorë si: fuqia e lirë punëtore masa preferenciale me SHBA, Japoni, Norvegji dhe BE. Ai prezantoi edhe projektin e Brezovicës dhe projekte tjera konkrete ku bizneset holandeze mund të vijnë të investojnë.

Në këtë pjesë të konferencës audiencës iu drejtua edhe Frymezim Isufaj, Këshilltari i Lartë i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj. Ai prezantoi projektet në fushën e energjisë, minierave dhe atë të telekomunikacionit.

Në konferencën “Të bërit Biznes dhe Investimet në Kosovë” morën pjesë rreth 30 biznese kosovare dhe po aq Holandeze. Ky organizim është në vazhdën e iniciativave të ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia për Promovim të Investimeve për të promovuar mundësitë investuese në Kosovë. Në fund bizneset kosovare dhe holandeze vazhduan takimet Biznese me Biznese (B2B) me qëllim të realizimit të projekteve konkrete në të ardhmen.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
albinfo.ch: Film i shkurter per Kosoven
Një takim i ngrohtë me Kosovën, në Stans, NW Në kuadër të një manifestimi ndërkulturor, shoqata „Bistro Interculturel“ në bashkëpunim me Qendrën për promovim shëndetësor dhe Integrim, Nidwalden, më 18 maj 2013 në Stans realizoi aktivitetin me temë „Takim me Kosovën“
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 14:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 25 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 15:00

Cyrih

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 14:20

Shkup

Scattered clouds
  • 30 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 14:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj