Hoxhaj i uron Festën Nacionale homologut zviceran, Burkhalter
Ministri Hoxhaj uron homologun zviceran me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, njofton ministria e jashtme në një komunikatë në portalin e sajMinistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi Shefit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës, Didier Burkhalter, me rastin e shënimit të 1 Gushtit, Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane. Në letër, Ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ka uruar popullin dhe institucionet e Konfederatës Zvicerane për këtë festë kombëtare.Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahje që Zvicra ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke theksuar vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.“Ndërkohë që po i forcojmë institucionet demokratike të Kosovës, ekonominë dhe sundimin e ligjit, ne i mbesin mirënjohës Zvicrës për përkrahjen aktive”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ministrit Hoxhaj, të cilën ministria e ka publikuar në faqen e saj të internetit.
Moti
Bernë
- 2 °C
Sht, 25/05/2013 - 05:20
Prishtinë
- 12 °C
Sht, 25/05/2013 - 05:30
Cyrih
- 3 °C
Sht, 25/05/2013 - 05:20
Shkup
- 12 °C
Sht, 25/05/2013 - 05:30
