Ilaçet e Hemofarm-it serb kërcënojnë shëndetin masiv në Kosovë
Një skandal me përmasa të frikshme që lidhet me shëndetin publik ka shpërthyer në sektorin e farmaceutikës në Kosovë.
Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA, e cila e ndihmon Agjencinë Kosovare për Produkte Medicinale, thotë se ka zbuluar në bimët e kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm, baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen.
Sipas një hulumtimi që e ka bërë agjencia e lajmeve e Prishtinës “Kosovapress” agjencia amerikane FDA para dy javësh iu ka dërguar letër udhëheqësve të Hemofarm-it dhe u ka kërkuar kontroll të cilësisë përmes trajnimit të ri të të punësuarve, pastaj ridizenjimin e hapësirave të caktuara, rritjen e pastërtisë etj.
Por, Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, ka thënë për Kosovapress se produktet e Hemofarm-it, për shkaqe dokumentacioni që nga janari i këtij viti janë ndaluar të importohen në Kosovë, mirëpo ai nuk e ka mohuar që produkte të tilla të ketë në barnatoret kosovare.
Prodhimet e Hemofarmit gjenden në shumicën e farmacive të Kosovës. Ndërkohë që kontrolli i barnave në Kosovë është në nivele të ulëta, atëherë këto barna të rrezikshme janë lehtësisht të përdorshme nga popullsia në Kosovë
Moti
Bernë
- 17 °C
Mar, 18/06/2013 - 06:50
Prishtinë
- 19 °C
Mar, 18/06/2013 - 07:30
Cyrih
- 20 °C
Mar, 18/06/2013 - 06:50
Shkup
- 23 °C
Mar, 18/06/2013 - 07:30
