E premte, 24 Maj, 2013 - 04:43
Subscribe to Syndicate
download

Jahjaga: As ndarje, as shkëmbim territoresh

28.10.2012 - 10:56
Presidentja e Kosovës ka thënë se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asgjë më shumë se sa që parashikon pakoja e Ahtisaarit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asgjë më shumë se sa që parashikon pakoja e AhtisaaritPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga kundërshton çdo mundësi që veriut të Kosovës t’i jepet status i veçantë, ndërsa e sheh si opsion të pamundur që të ketë shembim territoresh ndërmjet veriut dhe Luginës së Preshevës. Derisa i jep mbështetje të pa rezervë dialogut Prishtinë-Beograd, ndarjen e Kosovës, Jahjaga e shesh si iluzion.

Në një intervistë dhënë agjencisë KosovaPress, presidentja Jahjaga ka thënë se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asgjë më shumë jashtë pakos së presidentit Ahtisaari.

"Nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka ndarje të Serbisë, nuk ka shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka shpërngulje apo shkëmbim të popullsisë, nuk ka status të veçantë dhe nuk ka autonomi të veçantë. Zgjidhja e vetme është vetëm e vetëm përbrenda Pakos së Ahtisaarit dhe implementimit të fuqishëm dhe të hollësishëm të këtij dokumenti që tanimë është inkorporuan në kushtetutën e vendit tonë", ka thënë presidentja.

Ajo ka thënë se për të gjitha çështjet e hapura duhet të zhvillohen bisedimet, si e vetmja alternative për zgjidhjen e problemeve. Ndërsa sa i përket pjesës së veriut ajo tha se në vitin 2013 duhet mbahen zgjedhjet e lira lokale, me qëllim që atë rajon ta përfaqësojnë zyrtarët legjitimë.

"Në vitin e ardhshëm do të mbahen edhe zgjedhjet lokale ku do t’i kemi përfaqësuesit e zgjedhur legalë dhe legjitim që përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe askënd, e aq më pak me Serbinë s’do të bisedojmë për këto çështje të brendshme të Kosovës. Ne tanimë vetëm kemi hapur dialogun në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës në kuadër të kornizave të Pakos së Ahtisaarit apo Planit të Ahtisaarit për implementimin më të fuqishëm të këtij plani në terren përbrenda këtyre", ka thënë ajo.

Presidentja Jahjaga nuk ka lënë anash as protestën e Vetëvendosjes, kundër vazhdimit të dialogut dhe reagimit të policisë së Kosovës. Ajo tha se askush nuk ka imunitet mbi ligjin, për manipulimin e masave dhe as për tejkalimin e kompetencave, "Policia e Kosovës nuk mund të përdoret për qëllime politike", tha presidentja.

Jahjaga edhe në këtë intervistë i ka dhënë mbështetje bisedimeve Kosovë-Serbi. "Dialogu nuk është vetëm mënyra më e mirë, por është mënyra e vetme me të cilën ne si shtet i pavarur dhe si shtet sovran do ta detyronim dhe do ta obligonim Serbinë që t’i përmbushë të gjitha obligimet e veta karshi Kosovës dhe karshi normave e standardeve Ndërkombëtare", tha Jahjaga.

Numri një i shtetit kosovar tha se e mirëpret reagimin e Vetëvendosjes për dialogun, por tha se nuk ka alternativë, prandaj duhet të konceptohet si diçka reale.

"Unë kam mirëkuptim për qëndrimet e opozitës, mirëpo nuk kemi alternativë tjetër përveç procesit të dialogut me të cilin duhet t’i normalizojmë marrëdhëniet në mes të të dyja shteteve tona. Në mes të barabartëve nuk ka kushtëzime dhe ka respekt, ka mirëkuptim, ka respekt të normave dhe standardeve ndërkombëtare, ka dëshirë dhe synim për arritjen e marrëveshjeve që shkojnë të favor dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve", ka thënë presidentja Jahaga.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 3 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 03:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 04:30

Cyrih

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 01:50

Shkup

Few clouds
  • 13 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 04:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj