E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 16:56
Subscribe to Syndicate
download

Këpucët “Made in Kosova” shiten në BE

25.09.2012 - 15:09
Fabrika e këpucëve “SOLID SHPK” nga Suhareka ka 150 punëtorë, me kapacitet të prodhimit në 2000 palë këpucë në ditë

Fabrika e këpucëve “Solid SHPK” nga Suhareka ka eksportuar në Bashkimin Evropian kontingjentin e pestë të këpucëve “Made in Kosova”. Në ceremoninë e eksportit kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të cilët inkurajuan menaxhmentin e kompanisë “Solid” për rritjen e kapaciteteve prodhuese. 

Fabrika e këpucëve “SOLID SHPK” nga Suhareka ka 150 punëtorë, me kapacitet të prodhimit në 2000 palë këpucë në ditë. Të martën ajo eksportoi një kontingjent me këpucë për tregun italian, pikërisht për kompaninë prestigjioze “GEOX”.  “Solid”, siç raporton TG,  përveç që prodhon këpuca për tregun vendor, pretendon të jetë edhe në tregun rajonal dhe në atë evropian.“Ekonomia e Kosovës po ecë, megjithatë, duhet edhe me shumë të kemi oferta më të mira, sa i përket politikave tregtare dhe fiskale për prodhuesit vendor, në mënyrë që forcat konkurruese të prodhuesve kosovarë të barazohen me ato forca të cilat janë konkurrente në tregun tonë”, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve,  Agim Shahini.Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Shefqet Kuçi, tha se kjo është një nismë e një pune të mbarë, por problemi është te Qeveria e Kosovës, e cila duhet të mendoj seriozisht për të bërë ndryshime, si në reformat e po ashtu edhe në politikat fiskale dhe doganore. “SOLID” deri tani ka pasur kontratë me policinë e Kosovës për  këpucë.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds
  • 33 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 16:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 16:30

Cyrih

Clear sky
  • 31 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 16:20

Shkup

Few clouds
  • 37 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 16:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj