E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 03:22
Subscribe to Syndicate
download

Ka filluar sot Muaji i Ramazanit

20.07.2012 - 12:17
Muajin e shenjtë të Ramazanit e kanë filluar sot edhe besimtarët myslimanë shqiptarë në Zvicër

Dita e parë e Ramazanit, muajit të agjërimit, ka filluar sot. Një ditë më parë, besimtarëve ua kanë uruar fillimin e këtij muaji edhe autoriteetet politike e fetare.

Në një mesazh që myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u drejton besimtarëve, veç tjerash thuhet se “Ramazani është muaj që kultivon paqen, mirëqenien, dashurinë e respektin. Ramazani është muaj i pendimit e reflektimit, parime këto për të cilat bota e njerëzimi sot kanë nevojë më shumë se kurrë”.

Krerët politikë të vendit u kanë uruar besimtarëve myslimanë  agjërim të lehtë dhe njëherësh kanë bërë thirrje për rritjen e solidaritetit dhe respekti në shoqëri.

Muajin e shenjtë të Ramazanit e kanë filluar sot edhe besimtarët myslimanë shqiptarë në Zvicër. Me këtë rast Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër u ka drejtuar atyre një urim dhe përgëzim.

„Të gjithë besimtarëve muslimanë në Zvicër dhe në mbarë botën ua urojmë muajin e bekuar të Ramazanit, duke e lutur All-llahun Fuqiplotë për durim, qëndrueshmëri dhe vazhdimësi në ibadetet e begata të këtij muaji dhe duke e lutur të Madhërishmin për pranimin e agjërimit, të namazeve e të lutjeve dhe ibadeteve të tjera, të cilat ne mundohemi t'i bëjmë vetëm për hir të Tijin“, thuhet në urimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 02:50

Prishtinë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 02:30

Cyrih

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 03:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj