A kandidon Kim Mehmeti për kryetar të Shkupit ?
Një post “i rezervuar” pothuaj ekskluzivisht vetëm për kandidatë maqedonas, ai i kryetarit të qytetit të Shkupit, duket se mund të bjerë në dorë të një shqiptari. Kështu së paku ka shkruar gazeta “Lajm” e Shkupit, duke iu referuar “burimeve opozitare”.
Intelektuali i mirënjohur shqiptar nga Shkupi Kim Mehmeti do të jetë kandidat i përbashkët i opozitës për kryetar të qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale, njoftojnë burime opozitare”, shkruan gazeta “Lajm”.
Gazeta më tutje thotë se opozita është duke kërkuar kandidat të sigurt për fitore në kryeqytet, i cili do të ishte i pranueshëm për pjesën më të madhe të votuesve maqedonas dhe shqiptarë. Emri i Kim Mehmetit është në rrethin më të ngushtë të kandidatëve të cilët janë duke u shqyrtuar, pasi që ai, me kapacitetin e vet intelektual konsiderohet si figurë e pranueshme për dy komunitetet më të mëdha.
“Kandidimi i tij do të ishte një hap historik për tolerancën ndëretnike. Me projektet kontroverse, pushteti aktual nga Shkupi filloi përhapjen e urrejtjes ndëretnike në qytetet tjera të Maqedonisë, andaj prej këtu duhet të fillojë edhe procesi i kthimit të mirëbesimit. Jemi të sigurt se për Mehmetin do të votonin 99 për qind e votuesve shqiptarë, por edhe pjesa më e madhe e votuesve maqedonas kanë respekt për të”, thonë këto burime, duke sqaruar shkaqet pse emri i Kim Mehmetit po shqyrtohet seriozisht si kandidat i mundshëm për kryetar të Shkupit. Vetë Mehmeti me modesti i komenton Informatat për kandidim të mundshëm për kryetar të Shkupit, por tani për tani as nuk i konfirmon e as nuk i demanton ato.
“Nuk jam i prirë që nga spekulimet e vogla të ndërtoj gënjeshtra të mëdha, me të cilat do e mbivlerësoja vetveten sa të vetëgënjehem se qarqet politike merren me mua. Jetoj në paqe me ambiciet e mia dhe me atë se çka presin të tjerët nga unë, e çka unë nga ata. Por, nuk dua as ta gënjej opinionin publik e të mos e pranoj se sa here afrohen zgjedhjet vendore apo parlamentare, fillojnë edhe “ofertat” partiake nga më të ndryshmet. Sa për këtë që flitni ju, unë nuk di gjë. E konsideroj legjitime që cili do qark politik të mendojë se (s)vlej gjë për ta, njësoj siç është legjitime edhe bindja ime se as unë u duhem partive politike aq sa spekulohet nëpër media, as ato më nevojiten mua aq sa do mendonte dikush!”, deklaroi për “Lajm”, Mehmeti.
Ajo që dihet nga historia e deritashme e zgjedhjeve për kryetar të Shkupit është se partitë shqiptare “vetëm formalisht kanë marrë pjesë me kandidatë për këtë post, pasi gjasat e tyre për të fituar këtë post nuk janë as teorike. Për këtë shkak Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me siguri do të përkrahë kandidatin e LSDM-së, kurse ende nuk dihet nëse BDI do të paraqitet me kandidat të vetë, shkruan gazeta “Lajm.
Moti
Bernë
- 14 °C
Hën, 20/05/2013 - 17:50
Prishtinë
- 24 °C
Hën, 20/05/2013 - 18:00
Cyrih
- 14 °C
Hën, 20/05/2013 - 17:50
Shkup
- 29 °C
Hën, 20/05/2013 - 18:30
