Katër "zviceranë" në kombëtaren e Shqipërisë
Tash nuk është vetëm skuadra e kombëtares zvicerane të futbollit ajo që ka marrë futbollistët shqiptarë. Edhe kombëtarja e Shqipërisë ka në gjirin e saj disa “zviceranë”. Më saktësisht katër të tillë. Ata janë shqiptarë, ç`është e vërteta, por luajnë për skuadra të ndryshme zvicerane dhe jetojnë ose kanë jetuar në Zvicër.
Fjala është për Jahmir Hykën e FC Luzernit, Armando Sadikun e Luganos dhe së fundi, Burim Kukelin e FC Zürichut.
Një “zviceran” tjetër, i katërti pra, që luan prej kohësh për kombëtaren shqiptare është edhe Lorik Cana. Ai pothuaj gjithë karrierën profesioniste e ka kaluar në Francë ndërsa në kombëtaren e Shqipërisë ka rolin kryesor. Por edhe ai ka jetuar si fëmijë në Zvicër, Lozanë, në një familje refugjatësh, para se të kalonte në Paris St-Germain të Francës, kujton gazeta Südostschweiz në një shkrim të botuar të martën.
Moti
Bernë
- 11 °C
Enj, 23/05/2013 - 11:20
Prishtinë
- 16 °C
Enj, 23/05/2013 - 11:30
Cyrih
- 10 °C
Enj, 23/05/2013 - 11:20
Shkup
- 22 °C
Enj, 23/05/2013 - 11:30
