E shtunë, 18 Maj, 2013 - 21:32
Subscribe to Syndicate
download

Kosovë-Shqipëri, qendra të përbashkëta në diasporë

19.09.2012 - 15:23

Për hapat që duhet të ndërmerren për ruajtjen e identitetit të diasporës shqiptare, veçanërisht për hapjen e shkollave shqipe kanë biseduar në një takim në Tiranë, ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli me ministrin e Kulturës, i Rinisë dhe i Sporteve i Shqipërisë, Aldo Bumçi. 

Me këtë rast, ministri Ibrahim Makolli theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për zbatimin e këtij projekti, që ka qenë i kahershëm. Makolli foli për qendrën e parë të përbashkët të kulturës që do të hapet në Turqi, një shtet ky ku shqiptarët kanë emigruar në shekuj  dhe numri i tyre është i madh, që e bën specifik dhe të rëndësishëm misionin e kësaj qendre aty.

“Ishte kërkesa dhe interesi ynë që qendra e parë të hapet pikërisht në Turqi, pasi është një vend ku mërgata e shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, por edhe Shqipëria është tepër e vjetër. Aktualisht, po përballemi me brezin e tretë, shpesh edhe të katërtin, të këtyre emigrantëve, andaj është detyrë jona që të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ruajtur identitetin tonë kombëtar”, theksoi ministri i Diasporës, Makolli.

Brenda këtij viti do të hapen edhe dy qendra të tjera, në Zvicër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  ku numri i emigrantëve shqiptarë është tepër i madh, bëhet e ditur në një komunikatë shtypi të MeD-it.

Nuk bëhet fjalë për qendra të kulturës, misioni i të cilave do të jetë thjesht një vatër ku do të mbahen aktivitete kulturore. Këto janë qendra shtetërore, të cilat do të financohen nga buxheti i dy shteteve, i Shqipërisë dhe i Kosovës.

Siç theksoi ministri Makolli, ato do të shërbejnë edhe si  mekanizma për çështje të edukimit, por jo vetëm për të, pasi bëhet fjalë për institucione të shtetit të të njëjtit nivel me konsullatat, por me qëllim të përcaktuar, që t’i shërbejnë ruajtjes së identitetit të shqiptarëve kudo që jetojnë.

Ndërkaq, ministri i Kulturës i Shqipërisë, Aldo Bumçi, e përgëzoi ministrin Makolli për fillimin e zbatimit të projektit të qendrave të kulturës në diasporë.

 ”Kjo është një nismë e qëlluar e Qeverisë së Kosovës, së cilës i jemi bashkuar, pasi nuk ka kuptim që këto qendra të mos jenë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë”, tha ministri Bumçi, transmeton MeD-i.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
albinfo.ch: Arkitekti Bujar Nrecaj në ditën e përurimit të hotelit
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 13 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 20:50

Prishtinë

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 21:30

Cyrih

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 20:50

Shkup

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 21:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj