E enjte, 23 Maj, 2013 - 14:26
Subscribe to Syndicate
download

Kosovës i kthehet terri

17.08.2012 - 09:28
KEK-u ka aplikuar sërish reduktime të energjisë elektrike në Kosovë. Në disa rajone reduktimet janë të papërballueshme

Korporata Energjetike e Kosovës është kthyer sërish në kompaninë më të “urryer” nga kosovarët, për shkak të reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike që ka filluar të aplikojë gjatë ditëve të fundit. Mungesa e dritave sërish ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës. Pavarësisht informatave që ka lëshuar KEK-u se reduktimet nuk shkojmë më shumë një e treta, që i bije 4:2 (katër orë rrymë dy terr), në shumë komuna të Kosovës po ndodhë e kundërta. Madje banorët e Vushtrrisë janë ankuar se vetëm dy orë kanë drita, e më pas terri përfshinë 4 orë e më shumë, pa kontroll. Zyrtarë të KEK-u këtë fazë reduktimesh e konsiderojnë si krejt normale. “Ky përkeqësim ka ardhur pas furnizimit pa ndërprerje për muaj të tërë”, ka thënë zëdhënësi i Korporatës, Viktor Buzhala, sipas të cilit, KEK kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve për rëndimin e situatës dhe i siguron ata se nuk ka qëndruar duarkryq, por ka rritur importin. Sipas zëdhënësit Buzhala, situata është përkeqësuar, pasi që dy blloqe të termocentraleve kanë shkuar në riparim, për përgatitje për muajt e dimrit. “KEK i ka dërguar në remont vjetor të planifikuar dy blloqe, përkatësisht njësinë B1 dhe atë A3. Në remont ishte edhe njësia A4. Ndërkohë, njësisë A3 është duke iu ndërruar elektrofiltri në mënyrë që të ketë shumë më pak ndotje”, deklaroi Buzhala. Pavarësisht deklaratave të zëdhënësit të KEK-u, kjo kompani është bërë më e “urryera” nga qytetarët e Kosovës, sepse gjatë gjithë dekadës së kaluar ka aplikuar reduktime. Po ashtu KEK-u gjatë periudhës së UNMIK-ut, e ka “gëlltitur” pjesën më të madhe të investimeve ndërkombëtare dhe sërish produktet e tij kanë qenë jo të kënaqshme.             

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:50

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 15 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 13 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:50

Shkup

Broken clouds
  • 23 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj