E shtunë, 18 Maj, 2013 - 19:59
Subscribe to Syndicate
download

Kosova dorëzoi raportin e parë për vizat

02.09.2012 - 11:19
Raporti ofron një pasqyrë të përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit për Vizat

Institucionet e Kosovës ua kanë dorëzuar autoriteteve të Komisionit Evropian, Raportin e parë të detajizuar lidhur me përmbushjen e kritereve të kërkuara për liberalzimin e vizave që kanë dalë nga udhërrëfyesi për vizat. Ky është raporti i parë i gatishmërisë për zbatimin e kritereve të udhërrëfyesit.

Sipas një njoftimi që ka lëshuar Ministra e Integrimit Evropian, cituar nga “Express”, ky raport është hartuar nga dy dikasteret qeveritare mbi të cilat bien direkt çështja e vizave,  Ministria për Integrim Evropian dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Raporti ofron një pasqyrë të plotë të të gjitha përpjekjeve të ndërmarra deri më tani nga institucionet e Republikës së Kosovës në përmbushjen dhe respektimin e kritereve të përfshira në këtë udhërrëfyes, veçanërisht duke u përqendruar në progresin e arritur në këtë drejtim që nga viti 2008”, konsideron MIE.

Raporti, siç thuhet më tej, është përgatitur gjatë muajve korrik dhe gusht 2012, ndërkohë deri më 15 shtator, qeveria e Kosovës do të dërgojë edhe informata shtesë mbi nivelin e përafrimit të legjislacionit Kosovarë me atë të BE-së.

Siç kanë deklaruar dy jave më parë në një konferencë për media dy ministrat, Bajram  Rexhepi dhe Vlora Çitaku, shumica e kritereve, mbi 90 për qind, që ka parashikuar Udhërrëfyesi për Liberalizim Vizash janë përmbushur, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe disa pika, të cilat nga fillimi janë konsideruar më të vështira.

Ajo që edhe më tej mbetet hendikep për plotësimin e kritereve për vizat, është numri i madh i azilkërkuesve. Po ashtu edhe një çështje tjetër në këtë segment, mbetet riatdhesimi dhe akomodimi i kthyerve. Në këtë çështje kohen e fundit shpërtheu edhe një aferë korrupsioni. 

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
albinfo.ch: Arkitekti Bujar Nrecaj në ditën e përurimit të hotelit
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 20 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 19:20

Prishtinë

Clear sky
  • 23 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 19:30

Cyrih

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 19:20

Shkup

Clear sky
  • 25 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 19:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj