E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 02:19
Subscribe to Syndicate
download

Kosova mobilizohet për ardhjen e mërgimtarëve

09.07.2012 - 09:02
(Dosje: Pushimet 3/4):

Ministria e Diasporës dhe komunat e Kosovës kanë shtuar kapacitetet për pritjen dhe akomodimin sa më të mirë të diasporës. Janë parashikuar qindra takime kulturore, sportive e argëtuese për mërgimtarë.

Institucionet qendrore dhe ato lokale në Kosovë kanë filluar përgatitjet për pritjen sa më të mirë të mërgimtarëve. Ministra e Diasporës ka koordinuar raportet edhe me dikasteret e tjera qeveritare për lehtësimin e procedurave të ardhjes, ndërsa shumica e komunave tashmë kanë hartuar agjendat e pritjes dhe takimeve me mërgimtarë.

Ky angazhim shtesë i institucioneve në Kosovës ka ardhur në kohën kur pritet të vijë fluksi i parë i mërgimtarëve nga Zvicra dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Gjatë dy muajve të ardhshëm në Kosovë do të ketë takime kulturore, politike, sportive e argëtuese me mërgimtarë.

"Ministria e Diasporës vëllimin më të shtuar të punës e ka gjatë sezonit të verës, duke pasur parasysh fluksin e shtuar të ardhjeve të mërgimtarëve për pushime. MD është në finalizim edhe të detajeve më të vogla të projektit "Ditët e Mërgatës në Kosovë", që tashmë është tradicional dhe organizohet çdo vit", tha për albinfo.ch Xhevdet Sfarça, zëdhënës i Ministrisë së Diasporës.

Edhe kësaj here, sipas tij, është paraparë organizimi i manifestimeve të ndryshme për mërgimtarët, në mënyrë që ata, në veçanti fëmijët e tyre, të njihen më mirë me kulturën dhe traditat e vendit të tyre të lindjes, ose të origjinës.

"Në bashkëpunim edhe me qeveritë lokale nëpër disa komuna do të ketë manifestime muzikore, teatrale, promovime librash, ekspozita fotografish, aktivitete sportive etj., ndërsa dita e parë e manifestimeve është paraparë të mbahet në Prekaz", tha Sfarça.

Në këto manifestime përveç pjesëmarrësve që veprojnë në Kosovë, zëdhënësi i MD-së tha se do të ketë edhe nga radhët e diasporës, shoqata dhe shoqëri të mërgimtarëve që veprojnë në vende të ndryshme të botës.

Edhe komunat e Kosovës, secila veç e veç, kanë marrë obligim institucional që t'i presin sa më mirë mërgimtarët. Për ardhjen e tyre në vendlindje ata tashmë kanë krijuar agjendat kulturore, sportive, arsimore e edukative.

Komuna e Mitrovicës në fillim të vitit ka krijuar agjendën për diasporën. Sipas zëdhënësit të kësaj komune, Ahmet Jashari, ditët e mërgimtarëve fillojnë që në muajin qershor, ndërsa me agjendë komunale 15 korriku është "Dita e Mërgimtarëve", kurse pritja bëhet në Bajgorë në orën 12.

Po ashtu zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës tha për albinfo.ch se kjo komunë ka parashikuar edhe shumë takime me mërgimtarë, ndërsa për hirë të tyre ka planifikuar edhe aktivitete kulturore, siç është Festivali i Rokut më 17 dhe 18 korrik, festa e ushqimeve tradicionale, që po ashtu mbahet në pjesën e dytë të korrikut në Bajgorë, etj.

Edhe Komuna e Prishtinës, sipas zëdhënësit Asdren Osaj, ka planifikuar një varg takimesh me mërgimtarë, si dhe ka përcaktuar takime të veçanta edhe kulturore, argëtuese, sportive etj. Ai tha se takimi tradicional mbahet në Gërmi në mesin e muajit korrik, ndërsa afër pishinës, si zakonisht organizohen lojëra e ahengje.

Komuna e Gjilanit ndërkaq është më e avancuara në këtë drejtim, për faktin se ka hapur edhe Zyrën e Diasporës, e cila do të jetë në shërbim të mërgimtarëve gjatë gjithë periudhës që ata janë në Kosovë.

Shefik Surdulli, zëdhënës i Komunës, tha për albinfo.ch se komuna është në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës në mënyrë që t'i presë sa më mirë vëllezërit nga mërgimi.

Edhe Surdolli tha se Komuna ka parashikuar takime tradicionale me mërgimtarët, si dhe një varg aktivitetesh gjithandej komunës. Ai tha se agjendën akoma nuk e ka, sepse me të është marrë kryesisht Departamenti i Kulturës, por tha se është shumë e ngjeshur me takime e aktivitete.

Ministra e Diasporës, siç tha më tej zëdhënësi Sfarça, edhe sivjet është duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha dikasteret e Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që mërgimtarët të kalojnë një pushim sa më të mirë dhe të lehtë në vendlindje.

"Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, vazhdimisht ka kërkuar që gjatë sezonit të verës të shtohen kapacitetet në zyrat civile dhe kësisoj mërgata jonë ta ketë më të lehtë pajisjen me dokumente personale", tha ai, duke iu bërë thirrje mërgimtarëve që t'i shfrytëzojnë konsullatat e Kosovës për pajisje me dokumente personale, në mënyrë që të mos krijohen tollovi në administratë.

Pavarësisht kësaj, MD dhe ministri Makolli, sipas Sfarçës, ka kontaktuar me kolegë nga ministritë përkatëse dhe institucionet e tjera shtetërore, siç janë Policia dhe Doganat, që të punojnë me kapacitete të shtuara që edhe gjatë hyrjeve të mërgimtarëve në kufi me automjetet e tyre të mos krijohen radhë të gjata.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 01:20

Prishtinë

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 01:30

Cyrih

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 01:20

Shkup

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 02:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj