E martë, 18 Qershor, 2013 - 07:12
Subscribe to Syndicate
download

Kosova mund të rrezikohet nga kriza sociale

13.10.2012 - 13:23
Zyrtarë të SHBA-së u kanë tërhequr vërejtjen për një shpërthim të krizës sociale në Kosovë

Numri i madh i të papunëve, varfëria e lartë dhe inflacioni i dukshëm mund të shkathojnë një krizë sociale në Kosovë e cila mund të eskalojë në përmasa shqetësuese. Që të evitohet një shpërthimin social, institucionet e Kosovës duhet t’i ulin shpenzimet dhe të krijojnë politika zhvillimore. Këtë shqetësim e kanë përmendur zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë takimeve që kanë pasur në Nju Jork me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Gazeta “Zëri” nga burimet e saja citon një zyrtarë të qeverisë së Kosovës, të ketë thënë se SHBA është e shqetësuar për shpërthimin e një krizë të mundshme sociale në Kosovës. “Është tërhequr vërejtja se kriza sociale dhe pakënaqësia mund të çojnë në ekstreme të ndryshme që nuk i duhen Kosovës”, citon “Zëri” këtë zyrtar të Qeverisë. Edhe diplomatët e huaj në Kosovë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe të Ambasadës së Francës, e kanë pranuar se papunësia e madhe dhe kriza mund të bëhen problem për Kosovën. Të tjerë thonë se shifrat alarmante të papunësisë dhe inflacioni i madh, nuk janë garanci për stabilitet. “Pa dyshim, situata socio-ekonomike në Kosovë, si në vendet tjera në rajon dhe gjetiu në Evropë, është e vështirë, me shkallë të lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, që përfaqëson një sfidë të rëndësishme të ndërtimit të politikave ekonomike”, ka thënë Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters. Edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou, ka thënë se kriza sociale duhet të jetë prioritet për institucionet. “Është vërtetë se ka papunësi dhe krizë, por me këtë situatë po ballafaqohen edhe vendet tjera të Evropës”, ka thënë ambasadori Fitou. Ndërsa drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime Zhvillimore RIINVEST, Lumir Abdixhiku, tha se treguesit ekonomikë në Kosovë nuk japin ndonjë siguri për shumë stabilitet. Ndërsa siç thotë ai, ajo o mund të shpëtojë krizën sociale, akoma mbetet diaspora me remitenca shumë të larta.   “Kemi një papunësi prej 44 për qind, norma e inflacionit deri në 7 p qind dhe rrjedhimisht standard të jetesës tejet të ulët”, ka thënë Abdixhiku, sipas të cilit, “shpërthimet do të vinin shumë më parë po të mos kishim një fluks shpëtues te remitencave”.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti
Shëndeti (VIII)
Bashkëvarësia nga personat me çrregullime mentale Co-Varësitë situative[1] që s`kanë të bëjnë me përkujdesjen e të varësuarve nga mjetet varësuese substanciale dhe josubstanciale
Opinion
Konflikti në Siri manipulohet për interesat e Serbisë* Të mërkurën në mbrëmje në Gjenevë u mbajt një tribunë, ku është instrumentalizuar tema e Sirisë dhe e Kosovës nga protagonistë pro Asad-it dhe antiperëndimorëve

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 06:20

Prishtinë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 06:30

Cyrih

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 06:20

Shkup

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 06:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj