E djelë, 19 Maj, 2013 - 13:28
Subscribe to Syndicate
download

Kosova në ankth, kujton të pagjeturit

31.08.2012 - 08:40
Afër Kuvendit të Kosovës do të ndërtohet një Obelisk ku do të shkruhen emrat e të gjithë atyre që kanë humbur në luftë

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe familjarë të personave të pagjetur, kanë përkujtuar 1780 kosovarët e zhdukur në luftën e fundit. Me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ata kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare që të bëj presion mbi Serbinë që të zbardhë fatin e të pagjeturve.

Për të mos i harruar ata humbën në luftë, në Prishtinë, afër Kuvendit të Kosovës, u inaugurua ndërtimi një Obelisku për të pagjeturit, ku morën pjesë edhe shumë familjarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se do të punohet pareshtur që të kërkohen të zhdukurit e luftës.

Ai tha se bashkëndjenë dhimbje me familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre. “Ne si shumë popuj të tjerë që përjetuan dhe patën të zhdukur...ndaj të rënëve në luftë dhe të zhdukurve institucionet e kanë obligim që të angazhohen për ta”, tha Krasniqi para familjarëve që ishin tubuar para derës së Kuvendit të Kosovës.

Obelisku që do të ndërtohet, sipas tij, do të jetë një monument që do të kujtojë ata që sakrifikuan për Kosovën dhe pavarësinë e saj dhe të mos përsëritet më ajo që ndodhi në Kosovë. “Kosova sot e lirë, pavarur dhe sovrane, është krijuar nga sakrifica e madhe që ka bërë populli ynë”, tha Krasniqi. Në Obelisk do të vendosen të gjithë emrat, figurat e të zhdukurve që të mbesin dëshmi se sakrifikuan për Kosovën.

Ndërsa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se personat e pagjetur janë një nga plagët më të rënda të luftës së fundit në vendin tonë.

“Çështja e të pagjeturve është një trashëgimi e dhimbshme e luftërave në rajon dhe posaçërisht në Kosovë, një prej çështjeve që kërkon angazhimin e plotë dhe të pakursyer të të gjithë faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka thënë Jahjaga, sipas të cilës, kjo çështja do të jetë temë boshte e dialogut me Serbinë.

Në kërkim të fatit të të pagjeturve kanë reaguan edhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve të Kosovës dhe ata të partive politike dhe OJQ-ve. “Të pagjeturit, 13 vjet pas luftës, ngjizin dhembje, krenari dhe obligim. Dhimbje sepse po jetojmë pa ta, krenari sepse ishin promotor dhe pjesë e historisë tonë të re e të lavdishme, por edhe obligim që të ndriçojmë fatin e 1780 personave të pagjetur”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Edhe Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë ka kërkuar që të zbardhet fati i të pagjeturve. “Kjo është një çështje e ndjeshme që i ka prekur mijëra njerëz në Kosovë dhe për EULEX-in është jashtëzakonisht e rëndësishme, prandaj EULEX-i po e ndihmon Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) të Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës në përpjekjet intensive të tij për ta ndriçuar fatin e të Zhdukurve”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga britaniku Endi Sparkes.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) janë zhdukur afër katër mijë qytetarë të Kosovë. Më shumë se dy mijë prej tyre janë identifikuar nëpër disa varreza masive në Serbi, si në Batajnica, Bajna-Bashta, Peruçac, në lumin Danub, etj, dhe janë riatdhesuar në Kosovë me ndihmën e bashkësisë ndërkiombëatre.

Ndërsa edhe 1780 persona akoma figurojnë si të pagjetur. Trupat e atyre që janë gjetur në Serbi i kishin bartur forcat serbe të regjimit të Millosheviqit në përpjekje për t’i fshehur gjurmët e krimit. Për këto krime deri më tani janë dënuar disa gjeneralë dhe ish-politikanë serbë nga Tribunali Penal i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 11 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 12:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 25 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 13:00

Cyrih

Broken clouds
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 12:50

Shkup

Scattered clouds
  • 29 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 13:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj