"Kosova nuk është asgjë pa sovranitet"

Intervistë e Albin Kurtit, e botuar në të përditshmen zvicerane "24 Heures" (përkthyer nga albinfo.ch)
image de l'article

© Keystone

 

 

Albin Kurti, figura numër një e opozitës, është i njohur për angazhimin e tij kundër Millosheviqit.

 

Kosova festoi dje katërvjetorin e saj, cili është vlerësimi juaj?

 

Ne jemi një shtet i ri, ne kemi emrin tonë, Republika e Kosovës, por ne ende kemi nevojë për të konsoliduar institucionet tona. Sipas mendimit tim, Kosova tani ka dy probleme të mëdha: mungesën e sovranitetit - dhe çfarë do të thotë një pavarësi pa sovranitet? - dhe papunësinë (shënim: llogaritet të jetë më shumë se 40 për qind). Megjithatë, për të arritur një zhvillim socio-ekonomik duhet të bëhemi shtet sovran.

 

Emri i lëvizjes suaj do të thotë "Vetëvendosje". Për çfarë i akuzoni ndërkombëtarët të pranishëm në vend?

 

Unë nuk jam kundër të gjithë ndërkombëtarëve, kisha pasur dëshirë që të ketë më shumë profesorë, ekspertë ekonomikë, inxhinierë e agronomë që të na ndihmojnë në çështjen e zhvillimit. Por, unë jam kundër ndërkombëtarëve, si EULEX-it (shënim: forca policore e Bashkimit Evropian në Kosovë), të cilët î kanë të gjitha kompetencat. Ata janë mbi institucionet e Kosovës, ata vendosin për ne, kurse kurrë nuk kanë qenë të zgjedhur! Unë gjithashtu i fajësoj ata për menaxhimin e krizës në mënyrë afatshkurtër, pa menduar asnjëherë në afate më të gjata. Ata na trajtojnë sikurse Afganistanin.

 

Që nga zgjedhjet e dhjetorit 2010 lëvizja juaj ka hyrë në Parlament në opozitë me qeverinë e Thaçit.

 

Qeveria është e korruptuar. Ata privatizojnë në mënyrë të shfrenuar dhe, ky është një gabim! Ajo nuk shpjegon arsyet e këtyre privatizimeve, aq më pak se çfarë janë përfitimet. Ajo nuk synon rritjen e GDP-së për kokë banori, por GDP-së për kapital. Ajo, po ashtu ka shndërruar çështjen e liberalizimit të vizave për të hyrë në zonën e Shengenit në një prioritet. Pa dyshim se e rëndësishme është, sepse me pasaporta të Kosovës ju mund të shkoni lirshëm (pa viza) vetëm në katër vende. Bile, edhe afganët kanë arritur më mirë se ne në lidhje më këtë! Kjo çështje gëzon përparësi për qeverinë tonë... Por, edhe nëse ne fitojmë liberalizimin, njerëzit do të qëndrojnë këtu, e ne kemi nevojë të përmirësojmë kushtet e tyre të jetesës! Është si të jesh në një anije që rrezikon të fundoset dhe në vend të riparimit të saj, të propozoni bileta të barkave për të ikur dhe mbijetuar.

 

Ju denonconi me forcë negociatat që po zhvillohen mes Beogradit dhe Prishtinës...

 

Problemi në këto negociata qëndron te fakti se Serbia ende na konsideron si një krahinë! Ajo kurrë nuk ka kërkuar falje, e as ka paguar për dëmet. Ajo vazhdon të mbajë 1800 trupa të të vdekurve tanë, etj. Asnjëra prej këtyre pikave nuk është e paraparë në përmbajtjen e negociatave, kurse këto pika do të duhej të jenë një parakusht për çdo diskutim. Normalizimi i marrëdhënieve do të jetë i mundshëm vetëm nëse Serbia ndryshon, dhe jo Kosova.

 

Këtë javë komunat me banorë serbë në veri të Kosovës kanë votuar me 99 % për të thënë se nuk njohin institucionet e Prishtinës...

 

Ky rezultat nuk është surprizë! Ky referendum nuk do të ndryshojë asgjë konkretisht, por do të ndryshojë shumë gjëra në mendjen e njerëzve. Pas barrikadave të vendosura që nga fundi i korrikut, çështja e serbëve të Kosovës do të jetë një nga pikat kyçe të këtij viti. Për mua, integrimi është zgjidhja... Mirëpo, fakti është se ne nuk do të arrijmë asgjë derisa Beogradi do të vazhdojë të mbështesë strukturat paralele (shkollat, sallat e qytetit, spitalet) në Kosovë.

Reagim

3 komentet
Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

Kosova po shitet Dita Dites e

Kosova po shitet Dita Dites e ne ende ne gjume.
Te jesh luftetar nek do te thote se mund te jesh Politikan i sukseseshem. Te gjithe e dime se udheheqesit tane jan njerez pa shkollim te mirfillt keshtu qe nuk mund ta udheheqin vendin si duhet pa mare parasysh deshiren per nje te ardhme me te mire. Shqiptaret e mi te dashur parashtroni pyetje vetvetes se pse kemi mbetur 20 shekuj pa shtet ! A mos vall "Rastesisht"
Agimi Belgjik

"Mos e shih kryeministrin në

"Mos e shih kryeministrin në onderr
se je i ri e të çet buza tomël".

Se Albini po don me bo politikë këtë qartë po e shohim. Ku ishe o "Trim" më herët? Kuuuuuuuuuuuuuuuuu ??????????

Shqiptaret duan pune,mirqenje

Shqiptaret duan pune,mirqenje sociale,nuk duan viza,cka me viza?do ti mbushe liberalizimi i vizave sofren e tije te boshe tash e sa vite,do ta sheroi ate nga semundjet ,do te ja zgjidh problemin e ujit,rrymes?.
Ata qe kan para(politikanet) edhe pa liberalizim te vizave kur te ju teket qejfi e kaloin kufirin ,prandaj posht me keto pislleqe te qeveris,mos i nenqmonin keta njerz te varfur,keta njerz qe kan mbet vetem ne meshiren e zotit i cili edhe ai nuk po ka se cfar te ju beje.Prandaj vende pune e jo viza leshi.
Une pajtohem me Albinin ne kete qeshtje

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave