E hënë, 20 Maj, 2013 - 19:06
Subscribe to Syndicate
download

Kosova vë kushte për veturat e vjetra

07.09.2012 - 15:08
Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi ka nxjerr një Udhëzimin Administrativ me të cilin i menaxhon automjetet e vjetra

Qeveria e Kosovës u ka vënë “sanksione” të gjitha ata qytetarë që në mënyrë jashtëligjshme kanë shitur apo blerë vetura të vjetra dhe i kanë deponuar në skaj të rrugëve. Këto “fosile” konsiderohen të rrezikshme për ambientin, prandaj ministri i Mjedisit, Dardan Gashi ka nxjerr një Udhëzimin administrativ për menaxhimin e tyre. "Ky udhëzim ka për qëllim arritjen e nivelit të lartë të ripërdorimit, riciklimit dhe formave tjera të përpunimit të automjeteve mbeturinë, krijimin e sistemit të grumbullimit, transportit dhe trajtimit, si dhe caktimin e kushteve të përshtatshme për magazinimin e tyre", thuhet në një njoftim të MMPH-s. 

Udhëzimi, siç thuhet në njoftim, aplikohet për automjetet e çregjistruara në përputhje me rregulloret përkatëse, automjetet të cilave nuk u është bërë kontrolli i rregullt teknik për më shumë se gjashtë muaj dhe janë parkuar në prona publike ose janë lënë të braktisura. “Ky udhëzim aplikohet edhe në automjetet të cilat nuk mund të identifikohen, nga mungesa e regjistrimit ose numra tjerë identifikues dhe automjetet e aksidentuar të mbetura jashtë përdorimit. Po ashtu Udhëzimi përcakton edhe lokacionin e grumbullit të automjeteve mbeturinë”, thuhet më tej në njoftim. Udhëzimi i ministrit Gashi, po ashtu pamundëson shitjen në treg të automjeteve që përmbajnë plumb, merkur, krom dhe kadmium. Ndërsa komunat e Kosovë, sipas këtij udhëzimi, janë të detyruara që brenda gjashtë muajve, t’i harmonizojnë rregulloret e tyre, ndërsa operatorët ekonomik kanë afat prej tre muajsh të fillojnë zbatimin e dispozitave të këtij udhëzimi.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 18:20

Prishtinë

Few clouds
  • 22 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 19:00

Cyrih

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 18:20

Shkup

Few clouds
  • 29 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 18:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj