E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 09:30
Subscribe to Syndicate
download

Kredi apo “fajde” në bankat kosovare

22.08.2012 - 14:35
Sipas ekspertëve të ekonomisë, normat e kredive në Kosovë sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë

Pavarësisht faktit se bankat komerciale në Kosovë janë mjaft profitabile dhe sipasekpertëve ekstson një qëndrueshmëri të garantuar, pra kamatat mbesin shumë të larta, që ndonjëherë  i ngjasojnë edhe “fajdexhinjve” joligjor. Sipas ekspertëve të ekonomisë, normat e kredive sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.Eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi, thotë se bankat në Kosovë janë komerciale,  që përballë kanë vetëm interesin, dhe në asnjë mënyrë nuk e ndajnë fatin me ekonominë dhe  kredimarrësit e tyre. Ai për REL, dyshon se ka marrëveshje të fshehta në mes institucioneve bankare për të mbajtur nivelin e lartë të kamatave.“Nuk ka ndonjë veprimtari aq profitabile në Kosovë, ku një investim mund të kthehet në 12 deri 15 për qind në fitim. Çka do të thotë se investimet nuk mund të mbulojnë as nivelin e kamatave që kërkojnë bankat. Prandaj, edhe bankat kanë riorientuar plasimin e mjeteve, kanë përzgjedhur veprimtaritë që mund të financojnë dhe në këtë rast është tregtia”, shprehet Rexhepi.Normat e interesit të kredive në Kosovë janë të më të lartat në rajon, vlerëson edhe Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës.

“Unë pajtohem se tetë banka në numër janë të mjaftueshme për numrin e popullsisë dhe kapacitetin e ekonomisë së Kosovës...nëse analizojmë këto tetë banka që operojnë në Kosovë, deri në 85 për qind të kapitalit të tyre është kapital i depozituesve. Kjo krijon një garanci se sistemi është i shëndoshë dhe pa probleme në sigurimin e mjeteve”, thekson Bektashi.  Ndryshe, në Kosovë operojnë tetë banka komerciale dhe përbëjnë 76.0 për qind të aseteve totale të sektorit financiar. Qasja në shërbimet e këtyre bankave mundësohet përmes 300 degëve dhe nëndegëve. Aktiviteti i tyre dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.

Reklamë

Reklamë

Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 08:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 08:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 08:50

Shkup

Broken clouds, light rain
  • 16 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 09:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj