Kur motivi mposht hendikepin

image de l'article

Në ekranet e RTK-së shoh një nxënës të ulur në rreshtin e parë jo vetëm duke shkruar, por duke konstruktuar një trup gjeometrik (paralelopiped) dhe atë duke dalluar me vijë të ndërprerë brinjët e jashtme (të dukshme) nga ato të brendshmet (të padukshmet).

 

Djali nuk shkruante me dorë as të djathtë e as të majtë. Ato nuk i kishte që nga lindja. Një kombinim i gabueshëm gjenetik e kishte lënë pa gjymtyrët aq të domosdoshme për njeriun.

 

Duart i kishte kompenzuar me këmbë. Ai shkruante dhe konstruktonte me këmbë më mirë se shumëkush tjetër me duar, mungesën e të cilave ai e kompenzonte me përkushtim impresionues. Ai kishte një të metë të rëndë fizike, por edhe një përparësi të rrrallë kognitive - përkushtimin, koncentrimin, këmbëngultësinë. Me përkushtimin që e karakterizonte ai e kishte mposhtur që në fëmijëri hendikepin e rëndë - pasojë e kombinikimit të gabueshëm përkatësisht moskombinimit të duhur gjenetik.

 

Me përkushtim e kishte mundur të metën faktkeqe të natyrës, por, vallë, a do të mund ta mundë edhe të metën e quajtur mospërkushtim shoqëror, kushte të rënda socialo-ekonomike, mosprospreitet?

 

Djaloshi impresionues kishte përrkrah edhe një mësues të dashur, i cili arsimimin për punë adekuate me raste të tilla e kishte kompenzuar me një përkushtim për lakmi. Nxitja dhe kurajimi për nxënësin e tij ishin të veçanta, jo vetëm si fjalë të thëna bukur, por mbi te gjitha si fjalë të thëna nga thellësia e shpirtit. Ai i gëzohej përparimeve të nxënësit siç do t'i gëzohej përparimeve të fëmijës së tij.

 

Me përkushtimin shembull ai s'mund t'i krijonte ndonjë karrikë të veçantë nxënësit të tij të dashur, as nuk mund t'i ofronte kushte të tjera të veçanta, të cilat do të mund t'i kishin nxënësit me nevoja specifike si në ndonjë vend të përparuar si Zvicra apo vendet skandinave.

 

Por, unë besoj, se ne lexuesit e albinfo.ch do të mund të hapnin një xhirollogari për ndihmë djaloshit imprsionues, nga e cila atij do t'i blehej ndonjë karrikë e veçantë, do të mund t'i financohej shkollimi dhe, eventualisht, vendosja e protezave në Spitalin Universiar të Cyrihut...

 

Xhirollogarinë do të mundë ta mbikëqyrte, p.sh. ndonjë organizatë humanitare apo një komitet ad hoc i lexuesve të albinfo.ch.

Reagim

1 komentet
Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

Përshëndetje, Kronika juaj

Përshëndetje,
Kronika juaj është e qëlluar, dhe jam i mendimit se mund të bëjmë një gjë të tillë dmth. ta përkrahim këtë djalosh.
Unë jam i gatshëm që me mundësit e mia modeste ti ndihmoj këtij djaloshi. Redaksia e Albinfo sigurishtë që ka kontaktin e duhur me këtë djalosh dhe përafërsishtë mund të llogarisë se çfarë është shumë e të hollave që nevojiten. Nga ana tjetër, ne lexuesit do të mund të bënin një gjest humanitar dhe t'ja ndriçojmë jetën këtij djaloshi.

Unë propozoj që lexuesit e Albinfo të informohen për këtë rast dhe ta shpërndajmë këtë artikuj nëpër të gjitha rrjetet sociale nëpër zvicër dhe që mundsishtë secili të grumbulloj tek familjarët të holla vullnetare dhe pastaj të kordinohet i gjithë aksioni ndërmjet Albinfo apo eventualishtë ndonjë komiteti ad hoc. Albinfo do të duhej të këtë sa më shumë komente në lidhje me këtë artikull dhe nga momenti që të kemi lexues të mjaftueshëm dhe një shumicë të njezve që e përkrahin këtë iniciativë, atëher të mendohet hapja e ndonjë xhirollogarie për mirëmbajtjen dhe grumbullimin e të hollave. Ju sygjeroj ta lexoni këtë artikull, ta përkrahni këtë djalosh me mundsit e tuaja sa do pak modeste dhe ta shpërndani këtë iniciativë te çdo shqiptarë nëpër Zvicër. Mbes në pritje të çfardo lëvizje pozitive të këtij aksioni, komplimente për Huminazmin e treguar nga Albinfo.ch. Unë do ta shpërndaj këtë artikull në faqen time në facebook në mënyrë që sa më shumë njerz ta shohin.

Përshëndetje nga Lulzim Kadriu.

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave