E premte, 24 Maj, 2013 - 09:03
Subscribe to Syndicate
download

Kurti: Ka ardhur koha për rrëzimin e Qeverisë

14.10.2012 - 18:51
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve kosovarë që të votojnë rrëzimin e qeverisë Thaçi  

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar nga partitë tjera politike që të mbështesin idenë e partisë së tij për rrëzimin e qeverisë Thaçi. Ai të dielën në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosje tha se sa më shpejt që bije qeveria, aq më mirë është për Kosovën.

"Deputetët e opozitës, por edhe deputetë të pozitës e dinë që kjo qeveri po i kushton shumë shtrenjtë Kosovës politikisht, ekonomikisht e moralisht. Një ditë më shumë me këtë qeveri, është një ditë më pak për Kosovën. Secili deputet që e dëgjon mendjen dhe zemrën e vet nuk është për këtë qeveri. Këtë zë të brendshëm e privat të deputetëve le ta bëjmë zë publik që ta nxjerrim jashtë këtë qeveri", ka thënë Kurti.

Sipas tij, nëse para një viti dukej se ekzistonte vetëm dëshira për ta rrëzuar qeverinë Thaçi, tash ekziston edhe mundësia. Këtë ide ai e mbështete në mocionin e fundit të Vetëvendosje për privatizimin, të cilin mbështete një numër relativisht i madh i ligjvënësve.

"Pra, tash çështja nuk është se a mundemi ta rrëzojmë këtë qeveri, por a duam ta rrëzojmë këtë qeveri. Në votimin e së enjtes, deputetët që votuan për pezullimin e privatizimit, i kishin plot 589.911 vota të qytetarëve ndërsa deputetët që ishin kundër pezullimit të tij i kishin gjithsej 363.693 vota të qytetarëve. Diferenca ndërmjet këtyre numrave është 226.218", thotë ai.

Kjo diferencë, sipas përllogaritjes së Kurtit, është më e madhe sesa numri i gjithëmbarshëm i votave të PDK-së (224.239 vota). "Lëvizja Vetëvendosje e ka ndarë mendjen dhe e kemi të qartë që kjo qeveri duhet të shkojë, në mënyrë që Kosova të përparojë", konsideron Kurti.

   

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 08:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 15 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 08:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 08:20

Shkup

Few clouds
  • 18 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 08:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj