E djelë, 26 Maj, 2013 - 08:17
Subscribe to Syndicate
download

Le Figaro: “Ish-krahu i djathtë i Millosheviqit në pushtet “

30.07.2012 - 08:28
Ivica Daçiq ka qenë një nga zëdhënësit e Sllobodan Millosheviqit

Ivica Daçiq, që i thotë vetes proevropian, dha përbetimin e tij të premten, duke marrë vendin e kreut të qeverisë serbe.

Aleanca mes socialistëve dhe nacionalistëve, të cilët çuan Serbinë në shkatërrim në fund të viteve 1990, a do të dijë sot të shkojë përpara në kuptimin e historisë? Inaugurimi i qeverisë së re serbe të premten nuk ka ngritur dyshime pranë kancelarive evropiane, të cilat punojnë në favor të integrimit të këtij vendi në projektin e BE-së, një projekt i kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve të saj me ish-provincën e saj tani të pavarur, Kosovën. E përditshmja franceze “ Le Figaro” i kushtoi një shkrim të tërë situatës së re politike të Sërbisë.

Fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative në majin e kaluar, çifti i ri në pushtet në Beogradit ringjall kujtime të këqija. I zgjedhur president, Tomislav Nikoliq, ka qenë me vite në Partinë Radikale Serbe (SRS), krahu i djathtë i ultranacionalistit Vojislav Sheshel, aktualisht në gjykim para drejtësisë ndërkombëtare. Pas rënies së tij, Tomislav Nikoliq ka kryesuar që nga viti 2008 Partinë Serbe të Progresit (SNS), me program nacionalist, por që mbron një përparim të Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Ivica Daçiq ka punuar akoma më ngushtë me ish-varrmihësin e ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pasi ai ishte një nga zëdhënësit e tij. Ivica Daçiq mori frenat e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), ish-partia e Millosheviqit, duke e rivendosur dhe ripërqëndruar atë në rrugën evropiane.

"Një vijë e re ndarëse"

Ish-aleat i Partisë Demokratike (DS), me të cilën ishte në udhëheqje më parë, Ivica Daçiq, ka ndryshuar pozitën e tij të nesërmen e presidenciales, duke u bërë aleat me Tomislav Nikoliqin për të formuar një aleancë të re parlamentare. Të dytë kanë ndryshuar, natyrisht. "Si Kryeministër unë nuk do të lejoj në asnjë mënyrë (koalicioni me nacionalistët) një kthim në vitet 1990", siguroi zoti Daçiq me rastin e emërimit të tij si kryeministër. Presidenti Tomislav Nikoliq, nga ana e tij, ka treguar gjithashtu dhe për shumë vjet besimin e tij demokratik dhe proevropian.

Megjithatë, disa deklarata të këtyre politikanëve shqetësojnë prapëseprapë. I sapozgjedhur, Tomislav Nikoliq ka pohuar se "nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë", duke mohuar punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Gjykatës Penale për ish-Jugosllavinë. Qeveritë perëndimore veçse nuk janë ngopur me të dëgjuar këtë deklaratë.

Nga ana e tij, Ivica Daçiq është shprehur në favor të një "vije të re ndarëse" ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku pjesa veriore e Kosovës do t’i shkonte Serbisë. Si mund të dëshirojmë të luajmë akoma me kufijtë e shteteve të Ballkanit? Provokim i papranueshëm për kosovarët, ndërsa shumë diplomatë amerikanë dhe evropianë e shohin këtë me shumë shqetësim.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 07:20

Prishtinë

Few clouds
  • 15 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 07:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 07:20

Shkup

Scattered clouds
  • 17 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 07:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj