E martë, 21 Maj, 2013 - 11:28
Subscribe to Syndicate
download

Lidershipi koordinohet për integrim në BE

04.07.2012 - 10:09

Presidentja Jahjaga tha se në fushën e liberalizimit të vizave, duhet të ketë progres të mëtutjeshëm në sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimit...

Presidentes e Kosovë Atifete Jahjaga kërkoi nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, por edhe nga qytetarët e vendi, që të punojnë për t’i përmbushur obligimet ndërkombëtare për integrimin e vendit. Ajo tha se synimi kryesor i Kosovës mbetet integrimi në strukturat euroatlantike.

Këto komente ajo i ka bërë në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, që kryesohet nga Jahjaga. Temë e takimit të dytë ishte “Agjenda evropiane e Republikës së Kosovës dhe procesi i liberalizimit të vizave”.

“Të gjithë ne shprehëm përkushtimin tonë për të kontribuar në përshpejtimin e dinamikës së integrimit evropian duke bashkuar përpjekjet tona për realizimin sa më të suksesshëm të këtij procesi, në zbatimin e kritereve dhe në përmbushjen e obligimeve në rrugën tonë drejte anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha në fillim Jahjaga.

Republika e Kosovës, sipas saj, aspiron të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Kjo, siç tha ajo, varet nga institucionet, partitë politike, shoqëria civile, komunitetit akademik dhe i biznesit, dhe nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Bazuar në përvojat e vendeve të cilat kanë kaluar nëpër këtë proces, konsensusi gjithëpërfshirës në përmbushjen e agjendës Evropiane është domethënës, dhe ai do të fuqizohet në të ardhmen”, tha presidentja Jahjaga, e cila para të pranishmëve i bërë një rezyme gjithë procesit integrues.

“...dhe përfundimisht, në fushën e liberalizimit të vizave, duhet të vazhdojmë të kemi progres të mëtutjeshëm në sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimit, të drejtave fundamentale. Ky vendim sjell një mesazh të qartë te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se edhe ata gëzojnë perspektivën evropiane ashtu si edhe qytetarët e vendeve të tjera në rajon”, tha Jahjaga.

Në takim morën pjesë edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli e Slobodan Petroviq, ministrat Vlora Çitaku e Bajram Rexhepi etj.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 10:50

Prishtinë

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 11:00

Cyrih

Broken clouds, rain
  • 9 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 10:50

Shkup

Clear sky
  • 22 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 10:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj