E enjte, 23 Maj, 2013 - 12:14
Subscribe to Syndicate
download

Lule e qirinj për Vigan Morinën

22.07.2012 - 09:34

Helvetia Platz, që për shqiptarët është vend i njohur për nisjen e protestave kundër regjimit jugosllav, të shtunën ishte cak i shumë protestuesve nacionalitetesh të ndryshme me banim në Zvicër. Kësaj radhe u organizua një protestë-homazh kundër vrasjes së shqiptarit Vigan Morina, përkatësisht kundër dhunës në përgjithësi.

Siç dihet, para një jave në afërsi të lokalit „Kaufleute“ është therrë për vdekje me thikë Vigan Morina dhe është plagosur rëndë vëllai i tij Visari. Shumë shokë e miq të Viganit, në vazhdimësi parashtorjnë pyetjen „përse“ të ndodhin gjëra të këtilla në çdo hap.

„Ne duam që me këtë pyetje të sinjalizojmë se dhuna duhet çrrënjosur. Ne jemi të vendosur që të angazhohemi kundër kësaj dhune dhe këtë t’ia tregojmë edhe opinionit të gjerë. Njëkohësisht duam që t’i tregojmë Viganit dhe pasardhësve të tij se sa i rëndësishëm ka qenë ai për ne. Ne duam që të tregojmë se Vigani kurrë nuk ishte vetë. Ne duam që t’ia bëjmë nderimin e fundit Viganit dhe të tregojmë se sa fort e kemi dashur Viganin“, ishte një nga fjalitë e shkruara në njoftimin e organizatorit për këtë protestë-homazh.

Një grup shokësh, të afërmish dhe miq të Viganit, duke shfrytëzuar rrjetin social Facebook shpërndanë një informatë se, të shtunën, më 21 korrik 2012, do të organizohet një protestë kundër dhunës, e cila do të fillojë në Helvetia Platz dhe do të marshohet deri te vendi i krimit ku ishte therrur për vdekje, Vigan Morina dhe ishte plagosur vëllai i tij Visari. Protesta ishte paralajmëruar me kohë tek të gjitha organet përkatëse të qytetit dhe ishte marrë leja për protestë. Policia e qytetit të Cyrihut, që zakonisht ka një linjë të caktuar të marshutës për protestim, ajo, me këtë rast bëri përjashtim dhe ndryshoi marshutën, duke ua mundësuar protestuesve që të shkojnë deri te vendi i krimit për ta nderuar me një minutë heshtje Vigan Morinën.

Në turmën prej nja 500 vetash, e cila sa vjen e rritej, ishte edhe një grup ushtarësh të uniformuar, që kishin shërbyer bashkë në ushtrinë zvicerane. „Ishte shok i mirë për të gjithë. Ka edhe shumë shokë të tjerë që do të kishin ardhur nga kazermat në këtë protestë, por ja që afati ishte i shkurtër dhe nuk kanë mundur të organizohen. Vigani do të na mongojë të gjithëve“, tha ushtari Beeler.

Para se të fillohej me homazhe, në emër të shokëve, të pranishmëve iu drejtua Vanço Mladenovski me një poezi me titull “Njerëz”, shkruar për Viganin. Në poezi, mes tjerash thuhej: Pasqyra falso e njerëzve të kalbur/ po e shkatërrojnë botën tonë!/ Fëmijët u drejtohen atyre: / ku është dashuria, ku është lumturia?/ O shoku ynë, lumturia ka vdekur dhe ju reklamoni për vrasje. / Ai nuk është më këtu / as sikur gjethet në vjeshtë / ai nuk kthehet më kurrë në pranverë.

Rreth orës 19:00 protestuesit, në përcjellje të policisë, marshuan rrugën për në Nüscheller strasse për t’u ndalur te vendi i krimit. Derisa masa nderoi Viganin me një minutë heshtje, disa nga të pranishmit vendosën lule dhe ndezën qirinj në shenjë nderimi për shokun e mikun e tyre - Viganin. Dhembja për Viganin, por edhe mllefi për shfaqjen e dhunës kishin kapluar të gjithë këta pjesëmarrës pa dallim kombi, race apo feje. Derisa ndiznin qirinj, disa syrësh këndonin (në heshtje) ndonjë lutje dhe bënin amin, të tjerë këndonin lutje dhe kryqëzoheshin, ose ndonjë ushtar përshëndeste Visarin ushtarakisht.

Gazetarë të shumtë të medieve zvicerane përcillnin hap pas hapi protestuesit, të cilët qetësisht përshkonin rrugën e planifikuar për marshim.

Rreth orë 20:15 minuta organizatorët e vendosën një pano me disa fotografi të Viganit dhe me mbishkrimin „Sinjal kundër dhunës“ për disa çaste në sheshin „Werdmühleplatz“ me ç,rast të pranishmit edhe një herë i bënë nderimin e fundit Vigan Morinës, duke reflektuar edhe njëherë sinjalin për ndërprerjen e dhunës. Në mungesë të trupit të Viganit shokët e tij përqafonin njëri-tjetrin, duke shprehur ngushëllimin dhe për ta përcjellë porosinë te prindërit dhe familja e Viganit se sa ishte ai i rëndësishëm dhe i dashur për këta shokë, të cilët nuk arritën të shkojnë në varrimin e Viganit në Kosovë.

Në fund të pranishmit i falëndero për pjesëmarrje organizatori i protestës z. Çengiz Ajdini, i cili kërkoi që masa të shpërndahet qetë.

FOTO GALERI

Reklamë

Reklamë

Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 11 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:20

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:20

Shkup

Broken clouds
  • 22 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj