E djelë, 26 Maj, 2013 - 06:22
Subscribe to Syndicate
download

Makolli: Mërgimtarë, kini kujdes Serbinë

06.07.2012 - 16:51
"Ata që mendojnë se mund të jenë objekt i keqtrajtimi, ose i arrestimeve të ndryshme, të mendojmë mirë para se të lëvizin nëpër Serbi"

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli iu ka bërë thirrje mërgimtarëve që vijnë për pushime në Kosovë, që të kenë kujdes të madh gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë, ndërsa për ata që kanë qenë të ndjekur më herët, ai kërkon që t’i shmangen kalimit nëpër Serbi. Këtë porosi ministri kosovar i Diasporës e ka dhënë në një intervistë për Radio Kosovën.

Ai thotë se përkundër marrëveshjes për lëvizje të lirë, Serbia është i njëjti shtet i kohës së Millsheviqit, me të njëjtën strukturë udhëheqëse politike. “Ne e kemi një marrëveshje me Serbinë për lëvizje të lirë, marrëveshje të cilën nuk po e respekton Serbia, dhe qytetarët tanë duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të mos ua dhënë rastin policisë, xhandarmërisë, autoriteteve të ndryshme të Serbisë, që ta përdorin lëvizjen e tyre për t’i arrestuar me akuza nga më të ndryshmet”, ka thënë Makolli. Këto arrestime apo keqtrajtime të mundshme, sipas Makollit, kryesisht bëhen për shkak të përfitimeve materiale që Serbia ka ndaj tyre. “Të gjithë ata që mendojnë se mund të jenë objekt i keqtrajtimi, ose i arrestimeve të ndryshme, që kanë ndonjë dyshim se Serbia mund të ngreh ndonjë akuzë ndaj tyre, të jenë shumë të kujdesshëm, ose ta mendojmë mirë para se të lëvizin nëpër territorin e Serbisë”, tha Makolli Serbia, sipas tij, edhe më tutje po përdor praktika të njëjta, sikur që ka përdorur në regjimin e Millosheviqit. Të gjitha rastet e deritashme të arrestimit të shtetasve kosovarë në territorin e Serbisë, sipas Makollit, janë raste të krijuara artificialisht, madje janë arrestuar edhe njerëz të cilët për kohën kur akuzohen kanë qenë në botën e jashtme. “Në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë Ivica Daçiqi (zëdhënës i Millosheviqit), që tashmë është nominuar për kryeministër të Serbisë, i cili ka arritur që të fitojë poena politikë, kryekëput për shkak të arrestimeve që ka bërë ndaj shqiptarëve. E thash edhe njëherë duhet të jenë shumë të kujdesshëm, për shkak se nga Serbia mund të pritet gjithçka”, tha Makolli. Prishtina zyrtare, sipas ministrit të diasporës, do ta përdor faktorin ndërkombëtar për t’i bërë me dije se Serbia nuk respekton marrëveshjet që janë arritur. Ministri Makolli në këtë intervistë foli edhe për zhvillimet e tjera që lidhen kryekëput me mërgimtarët dhe ardhjen e tyre në Kosovë për pushime. Natyrisht çështja e policave kufitare mbetet një shqetësim për diasporën e Kosovës. “Çështja e policave të sigurimeve është shqetësim edhe i yni”, tha Makolli. Ai tha se ka kërkuar në vazhdimësi edhe nga autoritetet, nga Shoqata e Sigurimeve në Kosovë, por edhe nga Banka Qendrore, që të ndërmerren të gjitha veprimet, në mënyrë që të eliminohet nevoja për t’u pajisur me polica kufitare të sigurisë, për ka qenë e pamundur për faktin se Kosova akoma nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër. Po ashtu Makolli foli edhe “Ditët e Mërgatës”, një aktivitet ky që do të zgjas gjatë tërë muajve të verës, për të cilin tha se ministri që drejton ka krijuar një praktikë për pritjen dhe akomodimin sa më të mirë të mërgimtarëve në atdhe. “Edhe me ligj parashihet që të jetë edhe Dita qendrore e mërgatës. Kjo ditë do të shënohet në Prekaz, në fillim të muajit gusht”, tha Makolli. Ministri kosovar i diasporës në fund tha se mërgimtarët tash e 22 vjet, kanë qenë kontribuuesja kryesore e të gjitha zhvillimeve në vend. “Periudha 90-97, kur organizimi i jetës në Kosovë në të gjitha fushat e saj, ka ndodhë qind për qind me kontributin e mërgatës...,mërgata jonë jo vetëm materialisht, por edhe fizikisht, e ka mbajtur luftën në Kosovë, pas luftës e ka rindërtuar Kosovën. Mërgata vazhdon edhe tash...,së paku 500 milionë euro në vit, hyjnë nga remitencat e mërgatës sonë”, tha Makolli.        

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 05:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 05:30

Cyrih

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 05:50

Shkup

Scattered clouds
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 05:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj