Makolli uron diasporën për vitin e ri shkollor
Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli i ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit shqiptarë në diasporë për fillimin e vitit të ri shkollor 2012-2013. Në veçanti, Makolli i uron vogëlushët që për herë të parë ulen në bankat shkollore, ndërsa urim i veçantë, sipas tij, shkon edhe për mësuesit shqiptarë të cilët për dekada kanë përcjelle edukim ndër breza.
“Kjo ditë nuk shënon vetëm fillimin e mësimit të shkronjave shqipe, por, para së gjithash, simbolizon devotshmërinë, përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve shqiptarë, në veçanti të atyre që kontribuuan për mësimin plotësues në gjuhën shqipe”, thuhet në urim.
Vepra dhe kontributi mësimdhënësve, sipas Makollit, është përgjegjësi e madhe për brezat e rinj, të cilët u rritën dhe u edukuan të jenë brez i qytetarëve të arsimuar, por gjithmonë me mburrje për identitetin e tyre kombëtar, si pjesë e familjes së madhe perëndimore.
“Do të përkulemi gjithnjë dhe do të jemi shumë mirënjohës për kontributin që dhanë mësimdhënësit në edukimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë. Prandaj falënderoj prindërit për ndihmën që po japin në konsolidimin e shkollës shqipe në mërgatë, veçanërisht mësimdhënësit për angazhimin në edukimin e fëmijëve tanë që jetojnë në diasporë”, thuhet në urimin e Makollit.
Moti
Bernë
- 4 °C
Sht, 25/05/2013 - 00:20
Prishtinë
- 15 °C
Sht, 25/05/2013 - 00:30
Cyrih
- 4 °C
Sht, 25/05/2013 - 00:20
Shkup
- 13 °C
Sht, 25/05/2013 - 00:30
