E djelë, 19 Maj, 2013 - 04:41
Subscribe to Syndicate
download

Me nderime të larta varroset Arbën Xhaferi

16.08.2012 - 21:00
Në varrimin e Xhaferit në Tetovë morrën pjesë Edi Rama, Pandeli Majko, Ilir Meta, Albin Kurti, Behgjet Pacolli etj.

Mijëra qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare nga Maqedonia, Shqipëria e Kosova  i kanë dhënë lamtumirën e fundit Arbën Xhaferit, ish kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare i cili vdiq një ditë më parë në Qendrën Klinike në Shkop, nga një hemorragji cerebrale që e goditi një javë më parë.

Në kortezhin mortor të pranishëm ishin dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ish-kryeministrat Pandeli Majko e Ilir Meta, kreu i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, zëvendëskryeministri kosovar, Behgjet Pacolli etj.

Kortezhi mortor, siç raporton agjencia INA, është nisur nga selia e PDSH-së, ku ishte vendosur arkivoli me trupin e pajetë të Arbën Xhaferit, ku janë bërë edhe homazhe. Ndërkaq në Pallatin e Kulturës janë mbajt homazhe si dhe është organizuar një mbledhje komemorative, ku morën pjesë qytetarë të shumtë, përfaqësues të jetës politike nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Në emër të familjes Xhaferi ka folë mbesa e të ndjerit Vjosa Xhaferi. “ishe nga ata që më shumë dhanë se sa morën, ngjashëm me rilindësit, por në një kohë tjetër”, tha ajo. “Të flasësh për Arbën Xhaferin në këto momente të vështira për gjithë ne mbase është e tepërt, për të flet jeta e tij, puna e tij, përkushtimi dhe vizioni që ai kishte për shqiptarët kudo që jetojnë ata”, ka thënë ndërkaq Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Për vdekjen e Xhaferit pasuan ngushëllime gjithandej opinionin vendor. Në Kosovë të gjitha institucionet i dërguan mesazhe ngushëllimi familjes dhe liderit të PDSH-së, ndërsa të gjitha ballinat e gazetave të përditshme në Prishtinë, e kishin në faqen e parë Arben Xhaferin. Atë e quajtën si korife të politikës moderne, që menaxhoi refugjatët e Kosovës dhe që unifikoi krahun politik me atë ushtarak.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 03:50

Prishtinë

Clear sky
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 02:00

Cyrih

Clear sky
  • 11 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 04:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj