E premte, 24 Maj, 2013 - 00:25
Subscribe to Syndicate
download

Me Shqipërinë edhe 100 vjet

01.11.2012 - 16:08
Sekretarja Clinton tha se SHBA-të kanë qëndruar për 100 vjet me Shqipërinë dhe do të qëndrojnë me të edhe për 100 vjet të tjera

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dhënë mbështetje të fisshme integrimit dhe zhvillimit të Shqipërisë, ndërsa ka uruara politikanët dhe popullin shqiptar për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ajo në Tiranë është nderuar me dekoratën e ”Urdhrit të Flamurit”, ndërsa me duartrokitje të gjata, është pritur në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas mediave shqiptare, sekretarja Clinton pas takimit me kryeministrn Sali Berisha ka thënë se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100-vjetorin e shtetit shqiptar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vitet e para dhe konfirmojmë edhe bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e tjera”, tha Clinton në fillim të takimit me Berishën.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha, siç raporton TCH, vlerësoi lartë vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit. Clinton në Pallatin e Brigadave, ku zhvilloi një takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani u nderua me dekoratën e “Urdhrit të Flamurit”, që iu jepet vetëm personaliteteve të shquara.

"Lidhjet tona janë forcuar dhe shumëzuar dhe kjo nuk është vetëm midis qeverive, por edhe popujve tanë. Populli amerikan dhe ai shqiptar kanë të njëjtën aftësi për të treguar aftësi. Ju, sikurse ne, keni qenë të vendosur për të qenë të lire për të ndërtuar një demokraci të gjallë dhe ekonomi të lulëzuar dhe për të krijuar një të ardhme paqeje dhe oportuniteti për të gjithë. Jam shumë e lumtur për marrëdhëniet tona historike”, tha Clinton në Kuvend.

100 vjet më parë presidenti i SHBA-ve, Uillson, sipas saj, mbrojti pavarësinë e Shqipërisë dhe ndaloi copëtimin e këtij vendin në fund të Luftës së Parë Botërore.

“Nga dekada që kanë ndryshuar presidentët amerikanë demokratë dhe republikanë, ata kanë përkrahur me vendosmëri të drejtat dhe lirët e shqiptarëve, jo vetëm këtu, por në të gjithë rajonin. Isha shumë e lumtur që bashkëshorti im krijoi fondacionin e sipërmarrjes si Presidenti Klinton krijoi fondin e sipërmarrjes për të sjellë investime në Shqipëri. Bush u bë presidenti i parë që viziton Shqipërinë dhe në 2009, Obama kishte kënaqësinë t’ju ftojë si anëtarët më të rinj të NATO-s”, tha ajo.

SHBA-të, sipas saj, kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 23:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 23:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 5 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 23:50

Shkup

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 23:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj