E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 06:10
Subscribe to Syndicate
download

Memoria bëhet dembele për shkak të internetit

10.08.2012 - 09:49
Shkencëtarët kanë siguruar se të mësuarit nga librat, e jo vetëm nga ekranet e ndryshme, është i domosdoshëm.

Mediet elektronike prijnë në krahasim me tekstet dhe vëllimet e tjera enciklopedike, të cilat përdorën çdo ditë e më pak. Përtej aspektit formal, kjo dukuri ka ndryshuar edhe mënyrën sesi memoria jonë organizon vendosjen në tru të informacionit.

Kështu që neurologjia ka treguar se kapacitetet e memories ulën shumë kur truri ka gjithnjë një mundësi rezervë të gatshme (internetin) për të gjetur informacionin e duhur dhe këtë në mënyrë të vazhdueshme. Ky konstatim ka alarmuar një segment të komunitetit shkencor kohët e fundit si dhe gjithë ata që merren me zhvillimin e të rinjve.

A do të jenë amnezike gjeneratat e ardhshme?

Për të luftuar kundër të ashtuquajturit “blackt.out (kutia e zezë)”, neuropsikologu Francis Eustache, i intervistuar gjatë kësaj jave nga “LeNouvel Observateur”, konsideron të domosdoshme gjetjen e një ekuilibri në mes të memories së brendshme (që mbahet mend) dhe të jashtme (e cila duhet vetëm për momentin e caktuar). Edhe pse ai pranon se interneti stimulon reflekset dhe fleksibilitetin, ai gjithashtu siguron se ajo që fuqizon memorien është larmia e burimeve të informacioneve (librat, gazetat, interneti, etj...).

Kjo është vërtetuar edhe nga psikiatri Serge Tisseron: "Njerëzit sot janë rritur me një kulturë të lirisë. Është shumë e rëndësishme, ne duhet të ruajmë atë". Megjithatë, Serge Tisseron thotë se duhet mbrojtur rregullën e ashtuquajtur "3-6-9-12", e cila thotë: nuk ka ekran para moshës 3-vjeçare, asnjë videolojë para 6 vjetësh, nuk ka internet para moshës 9-vjeçare, si dhe nuk ka konsultime të webfaqeve pa qenë i kontrolluar para moshës 12- vjeçare.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:20

Shkup

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 05:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj