Ministria e Bujqësisë, demant shkencor raportit të ELUP-it për tokën

Tashmë është iniciuar procesi i analizimit në aspektin shkencor i të dhënave të raportit, të cilat nuk përkojnë njëra me tjetrën.
image de l'article

 

Ministria e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural nuk heshtë përballë të dhënave në raportin e ELUP-it, në të cili në thuhet se toka bujqësore në Kosovë është e kontaminuar.

 

Këto të dhëna po synohet të demantohen shkencërisht, nga Ministria e Bujqësisë.

 

Ministri Blerand Stavileci, ka deklaruar para deputetëve të Komisionit parlamentar për Bujqësi, ku ishte ftuar të diskutohej në lidhje me këtë raport, se tashmë është iniciuar procesi i analizimit në aspektin shkencor i të dhënave të raportit, duke shtuar se ato nuk përkojnë njëra me tjetrën.



"Rezultatet dhe konkludimet e dhëna në raport nuk përkojnë me njëri- tjetrin, dhe ky është vetëm një fakt se aty ka shumëçka të pavërtetë", ka deklaruar Stavileci, raportojnë mediat e Kosovës. 



Konstatimet e tij, se Ministria do ta çojë deri në fund nismën për të demantuar raportin, i kanë mbështetur deputetët e partive opozitare që përfaqësojnë në këtë Komision, "Vetëvendosjes" dhe LDK-së, kurse ata të AAK-së kanë munguar në këtë mbledhje.

 

 

Reagim

0 komentet

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave