E djelë, 26 Maj, 2013 - 05:54
Subscribe to Syndicate
download

Mirupafshim në “Ditët e Diasporës 2013”

19.08.2012 - 08:09
Mitrovica ishte qyteti i fundit që mblodhi mërgimtarët në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët Diasporës 2012”.

Pas pesë javë aktivitetesh të ndryshe kulturore, ekonomike, politike e sociale, Ministra kosovare e Diasporës ka shpallur të mbyllur manifestimit tashmë tradicional për mërgimtarë “Ditët e Diasporës 2012”. E nisur zyrtarisht në Prekaz, ditët e diasporës u mbyllën në Mitrovicë. Ky qyteti, që në Evropën e sodit e bartë mbi supe epitetin e ndarjes në dysh për shkak të ndarjes ndëretnike, ka qenë porta e fundit ku janë grumbulluar bashkatdhetarët tanë nga të gjitha vendet e botës. Edhe pse mërgimtarët disa javë më parë janë takuar në Mitrovicë, për të vazhduar në Bajgorë, ku kanë përjetuar bukuritë e rralla të Shalës e malësisë, që bashkon tri komunat e veriut dhe veriperëndimit të Kosovës, Mitrovicës, Vushtrrisë, dhe Podujevës, megjithatë kishin zgjedhur Mitrovicën për “sihariq”. Në ditën e fundit , siç tha për “Alabinfo.ch”, Ahmet Jashari, zëdhënës i Komunës së Mitrovicës, janë mbajtur një varg aktivitetesh, duke filluar me ekspozitën e artizanaleve shqiptare të Muzeu i Qytetit, për të vazhduar me garën e çiklizmit dhe performancën e  fotografes Anila Jaho. Kjo e fundit, siç tha Jashari, kishte ardhur enkas nga SHBA-të për të marrë pjesë në “Ditët e Diasporës 2012” ndërsa fotografitë e saj më vlera të jashtëzakonshme i ka ekspozuar të ura e Lumit Ibër, aty ku ndahet qyteti në dysh. Gjithashtu në përmbyllje të aktivitetit, sipas Jasharit, me një program artistik është paraqitur Grupi valleve nga Shoqata kulturore “Scanderbeg” nga Freiburg i Gjermanisë, ndërsa në fund është dhënë edhe një film, që ka fituara trofe ndërkombëtar i regjisorit  Andamion Murataj, me tematikë “ Falja e Gjakut”. Gjatë pesë javëve të kaluar, mërgimtarët kanë pasur mundësi që të takohen me lidershipin vendas, t’i qajnë hallet, si dh të argëtohen me yjet e estradës shqiptare, si dhe t’i shijojë bukurit e rralla që ofron Kosova. Ministri kosovar i Diasporës në një intervistë që ka dhënë për “Albinfo.ch” është shprehur i kënaqur me  manifestimit tradicional për mërgimtarë “Ditët e Diasporës 2012”. Ai tha se viteve të tjera do të ketë pritje dhe më të ngrohta dhe akomodim më të mirë institucional për bashkatdhetarët.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds, light drizzle
  • 5 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 05:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 05:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 05:20

Shkup

Scattered clouds
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 05:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj