Në autobusin e Kosovës, kapen 15 kg marihuanë
Policia kufitare e Serbisë ka konfiskuar 15 kilogram marihuanë në autobusin që po bartë bashkatdhetarë në linjën Podujevë-Minhen dhe me këtë rast ka arrestuar Fadil H. (1987) nga Podujeva, përfaqësues i autobusit.Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Serbisë, arrestimi është bërë pasi policia kufitare serbe në kalimin kufitar Batrovci, mes Serbisë dhe Kroacisë, gjatë kontrollit të autobusit që qarkullon në linjën Podujevë-Minhen, ka gjetur 14.8 kilogram marihuanë, raporton TG.Sipas policisë serbe, druga e paketuar që qese plastmase kishte qenë e fshehur në një bunker mbi rrotën e prapme të autobusit. Vëllai i pronarit të autobusit, ndërkaq ka deklaruar “këtë ua ka bërë një udhëtar”.Vetëm muajin e kaluar, autoritete policore në Prishtinë kanë konfiskuar qindra kilogramë marihuanë, me destinacion Bashkimin Evropian. Ndryshe nga herët e tjera që druga është konfiskuar nëpër vetura, në dy rastet e fundit në Kosovë, Policia ka arrestuar persona që drogën po e transportonin me traktor me rimorkio dhe me kamionë.
Moti
Bernë
- 31 °C
Mër, 19/06/2013 - 19:20
Prishtinë
- 28 °C
Mër, 19/06/2013 - 19:30
Cyrih
- 31 °C
Mër, 19/06/2013 - 19:20
Shkup
- 33 °C
Mër, 19/06/2013 - 19:30
