E premte, 24 Maj, 2013 - 09:51
Subscribe to Syndicate
download

Në prag të dhimbjes, plagët gjëmojnë

02.11.2012 - 09:14

Këtu gjithçka është e qetë, zë i gjallë nuk dëgjohet, por prapëseprapë unë, gazetari dhe fotografi zviceran, të cilët me shoqëruan për albinfo.ch, ndihemi të ndrydhur nga pesha e dhimbjes që mbretëron para derës së të ndjerit, Gëzimit, 29-vjeçar.

Laurent-i, gazetari zviceran, vështron palët e këpucëve të radhitura para derës në fjalë, dhe nga numri i shumtë i tyre rrëqethemi. Zemra ime nuk zë vend prej rrahjeve që nxitohen nën ushtimën e dhimbjes, këtu dikush ka marrë jetën e dikujt tjetër. Babai i të ndjerit hap derën, ndërsa djali i tij më shikon ngulshëm, buzët e tij i dridhnin tërë shprehjen e fytyrës. Në shenjë përshëndetjeje, shtrëngoj fort dorën e babait sikur për të ngrirë heshtjen e varrës. Për një çast harrova gazetarët pas meje, sytë e babait më kujtuan trishtimin që kam parë shumë herë në sytë e prindërve shqiptarë të të njëjtës moshë, prindër gjithnjë të detyruar të pajtohen me fatin katil. Vëllai i të ndjerit qëndronte pas babait, ai mezi mbante derën e hapur. Haberi i zi kishte kapluar fuqinë e tij, tronditja e bënte të mbajë me zor edhe trupin e tij. Më pas gratë punonin në heshtje, dukej që zëri i pamjes ishte fikur, sikurse nuk duhej prishur gjumin e të ndjerit.

Shpjegoj me shumë vështirësi që ne, albinfo.ch në bashkëpunim më shtypin zviceran deshëm të takojmë familjen për të ndarë dhembjen dhe për ta kuptuar situatën. I tregoj se hapi ynë kishte për qëllim t’u japim mundësi lexuesve shqiptarë dhe zviceranë të vetëdijesohen për këtë fatkeqësi. Pak para se t’i gaditet zëri, babai afrohet: «Të shtunën nisem për Kosovë, shpinë e kam plot. Nuk mund t’ju flas shumë gjatë. Familja ime është e qetë dhe pa probleme. Ne kurrë nuk kemi qenë të njohur nga policia për dhunë apo gjëra të tilla. Po nuk po mjaftuaka për t’i ikur të keqes».

Nuk mjafton…

Para se të tërhiqemi, sërish shtrëngoj me zemër dorën e babait të vjetër, të cilit dukej që edhe shpirti iu kishte tharë.

Laurent-i, gazetari zviceran, largohet me mua. Ndërkohë, duke zbritur në ashensor me thotë: «Çfarë burri, plot dinjitet ishte ky baba, qëndrimi i tij stoik më ka befasuar pa masë. Si është e mundur që gjëra të tilla të prekin njerëz kaq të butë».

Edhe pse fjalët më mungojnë, mendimet nxitohen njëra pas tjetrës dhe vështroj me shumë pikëllim se për një shtresë të popullit shqiptar plumbi vazhdon të jetë armë e komunikimit. Si të mos më shkojë mendja te puna e palodhshme e Anton Çetës dhe akolitëve të tij. Më kujtohen dhomat e stërmbushura me burra të mbledhur për të luftuar dhunën në mes të shqiptarëve në diasporë për hir të popullit dhe familjes.

Nisemi, gazetari, fotografi dhe unë, me plot pyetje në krah dhe zemrën e luhatur. Pas nesh qëndron ndërtesa ku një familje e tërë është dërrmuar në shpirt, nëna, babai, vëllezërit, motra, bashkëshortja dhe tri drita të syve, dy vajza (1 dhe 8 vjeç) dhe një djalë 6 vjeç.

Në lidhje me këtë temë:

Vritet kosovari 29 vjeçar në rrethana misterioze

Kunati, vrasësi i kosovarit në Renens

«Le Matin»: Vrau mikun që të vuajë vjehrra

Reklamë

Reklamë

Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 08:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 16 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 08:50

Shkup

Few clouds
  • 19 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 09:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj