E shtunë, 18 Maj, 2013 - 12:43
Subscribe to Syndicate
download

Në Zvicër arrestohet ish pjesëtari i UÇPMB-së nga Presheva

17.04.2011 - 13:53
Nuhiu, bashkë me shtatëmbëdhjetë shqiptarët e tjerë nga Lugina e Preshevës janë të akuzuar si të ashtuquajtur "Grupi i Gjilanit"

Nën akuzën për krime lufte të ngritur nga prokuroria serbe kohë më parë ndaj 17 shqiptarëve, ish-luftëtarë nga Lugina e Preshevës, në një aksion të ndërmarrë  të forcave speciale të policisë zvicerane është arrestuar në Veve të kantonit Vaud të Zvicrës Shemsi Nuhiu, nga Presheva, ish-pjesëtar i UÇPMB-së. 

Nuhiu, bashkë me shtatëmbëdhjetë shqiptarët e tjerë nga Lugina e Preshevës janë të akuzuar si të ashtuquajtur "Grupi i Gjilanit" nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd, për krime lufte, kinse të kryera ndaj serbëve, romëve dhe ndaj ndonjë shqiptari lojal, gjatë periudhës kohore mesi i qershorit dhe fundi i tetorit të vitit 1999.

Burimet nga Zvicra thonë se në kohën e arrestimit Nuhiu ishte në banesën e tij në Veve, ku jetonte me gruan dhe dy fëmijët e tij. Ndërkohë, autoritetet zvicerane nuk kanë bërë të ditur nëse ai do të ekstradohet në Serbi, apo do të ngritët procedura gjyqësore ndaj tij, në Zvicër.

Me gjithë interesimin e vazhdueshëm të familjarëve dhe përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës, nuk janë dhënë informata për Nuhiun se në cilën qendër të burgut mund të ndodhet i arrestuari, e as nëse do të ekstradohet në Serbi apo jo.

Ndryshe, në aksionin spektakular të xhandarmerisë serbe më 26 dhjetor të vitit 2008 ishte bastisur edhe shtëpia e Shemsi Nuhiut në Preshevë, ndërkohë që atëbotë në mungesë të Shemsiut, ishte arrestuar i vëllai i tij.

 

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
Oltner Tagblatt
I dënuari për dhunim kërkon riatdhesim në Kosovë! Ai madje është kujdesur që në kërkesën e tij të llogarisë shumën e parave që do të kursente Zvicra – 240 mijë franga - nëse do ta lëshonte atë të kthehej në atdhe
CH-Kosovë
albinfo.ch: Arkitekti Bujar Nrecaj në ditën e përurimit të hotelit
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".
In&Out
Peshkatari dhe bukespjeksi
RTK: “Kosova nga syri i një zvicerani” Une émission In&Out transmise sur la RTK (Radio Télévision du Kosovo) le 15 mai 2013.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds, partial fog
  • 4 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 06:20

Prishtinë

Few clouds
  • 20 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 07:30

Cyrih

Few clouds
  • 15 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 10:20

Shkup

Clear sky
  • 27 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 12:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj