Nënshkruhet marrëveshja doganore Kosovë - Austri
Të premten që shkoi, është nënshkruar marrëveshja për doganat në mes të Kosovës dhe Austrisë. Siç bën të ditur sekretari shtetëror në Ministrinë e Financave në Qeverinë e Austrisë Andreas Schieder në blogun e vet, ai ka nënshkruar për palën austriake marrëveshjen doganore ndërsa për palën kosovare këtë e ka bërë drejtori i përgjithshëm i doganave të Kosovës, Naim Huruglica.
Me këtë nënshkrim po krijohet një bazë juridike e bashkëpunimit në fushën e doganave në mes të dy vendeve. Cak i marrëveshjes ka qenë luftimi i përbashkët dhe më eficient i trafikut, para së gjithash të duhanit, alkoolit dhe lëndëve narkotike.
Më tutje Schieder shkruan se ekonomia në Kosovë po përjeton një zhvillim shumë pozitiv. Rritja, viteve të fundit ka qenë mjaft pozitive. Në vitin 2011 ajo ka qenë 4.7% ndërsa për këtë vit parashihet një rritje prej 3.8%.
Ndërsa zhvillime pozitive janë shënuar sipas tij edhe në marrëdhëniet ekonomike në mes të dy vendeve. Eksportet e Austrisë në Kosovë gjatë vitit 2009 ishin shtuar për 14.8% dhe mbërrinin shumën 41.4 milionë euro. Ndërsa importet e Austrisë nga Kosova, ndonëse mbeten mjaft të ulëta, gjatë vitit 2009 kanë përjetuar një rritje të jashtëzakonshme, plot 171%, duke arritur kështu shifrën prej 5.6 milionë eurosh.
Por, në vitin 2010 trendi i eksporteve austriake në Kosovë u kthye mbrapsht, duke pësuar rënie prej minus 34.1%, duke rënë në 37.6 milionë euro. Megjithatë, në vitin 2011 kemi sërish një rritje të madhe, prej 37.7% të eksporteve austriake në Kosovë, ose 37.6 milionë euro.
Pijet, makinat dhe makinat elektrike kanë qenë prodhimet që janë eksportuar më së shumti nga Austria në Kosovë.
Moti
Bernë
- 9 °C
Mër, 22/05/2013 - 09:50
Prishtinë
- 18 °C
Mër, 22/05/2013 - 10:30
Cyrih
- 10 °C
Mër, 22/05/2013 - 09:50
Shkup
- 18 °C
Mër, 22/05/2013 - 10:30
