E premte, 24 Maj, 2013 - 18:20
Subscribe to Syndicate
download

Nikoliq “korrigjon” raportin e Progresit

13.10.2012 - 15:29
Beogradi zyrtar kërkon që të hiqe termi “integriteti territorial i Kosovës” dhe të shkruhet “respektimi i territorit të Kosovës”

   Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq është shprehur i zhgënjyer me raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Serbinë. Që ky raport të pranohet nga Beogradi, ai ka përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, që të korrigjohen disa “gabime juridike”, në lidhje me terminologjinë për Kosovën. Presidenti Nikoliq thotë se duhet të hiqet nga fjalori termi: ”integriteti territorial i Kosovës”. Mirëpo komisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle tha se ky term nuk do të hiqet nga raporti, sepse ka qenë vlerësim unik i BE-së.  Nikoliq kërkon që të hiqet termi “integriteti territorial i Kosovës” dhe të shkruhet “respektimi i territorit të Kosovës”. “Bashkimi Evropian po përcaktohet pozitivisht ndaj pavarësisë së Kosovës me anë të saktësimit në formulimet në Strategjinë për shtrirje. Termi ”integriteti i Kosovës” nuk është i pranueshëm për Serbinë, e cila pret se BE do të jetë mediator i paanshëm në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, ka thën Nikoliq. Këto komente presidenti serb i ka bërë në një intervistë dhënë gazetës beogradase “Veçernje novosti” të cilën e publikon RTK. Pavarësisht kësaj Nikoliq thotë se BE nuk ka alternativë për Serbinë dhe se nga Brukseli pret sinqeritet. “Me dëshirë që ta fitojë datën për fillimin e negociatave, Serbia është ballafaquar me probleme akute, midis të cilave janë lufta kundër kriminalitetit e korrupsionit, reforma e gjyqësisë, si dhe pranimi i gjithë asaj që deri më tash është nënshkruar me vazhdimin e dialogut teknik, me çka ka treguar se ka vullnet të fuqishëm që problemi të zgjidhet”, ka theksuar ai.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 17:20

Prishtinë

Few clouds
  • 18 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 17:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 17:20

Shkup

Scattered clouds
  • 24 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 18:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj