E djelë, 26 Maj, 2013 - 08:45
Subscribe to Syndicate
download

Nis punimet Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës...

14.08.2012 - 08:12
Për të 31-tën herë me radhë të hënën në Prishtinë filloi punimet Seminari i Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Seminari i Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është pasqyra më e qartë dhe më kuptimplote e zhvillimeve kulturore, shkencore, letrare e gjuhësore brenda një viti akademik Për të 31-tën herë me radhë të hënën në Prishtinë filloi punimet Seminari i Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili nga pjesëmarrësit u konsiderua si emblema e Prishtinës dhe si ura e kulturës, letërsisë e historisë shqiptare me shtetet tjera të botës. Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova tha në fillim se edhe ky seminar është i njëjti me ata që kanë kaluar më herët, prandaj edhe fjalimet, sipas tij, janë po atë qëp i kanë thënë parafolësit e tij në 30 seminaret e kaluar. “I nxora nga arkiv ato fjalime, i lexova një nga një, vetëm për të kuptuar se një fjalim i tridhjetenjëtë nuk mund të ketë ndonjë risi” tha ai. Drejtuesi i seminarit në fillim përkujtoi disa raste tragjike që kanë përcjellë periudhën  nga ai i parafundit. “Përjetuam dhimbje për humbjen e studentëve të Universitetit të Elbasanit në një aksident tragjik...u ndamë nga profesor Fadil Raka, e na la poeti Ali Podrimja”, tha Rugova. Ndërsa dekani i Dekan i Fakultetit Filologjik, Osman Gashi tha se seminari është pasqyra më e qartë dhe më kuptimplote e zhvillimeve kulturore, shkencore, letrare e gjuhësore brenda një viti akademik, jo vetëm në Fakultetin e Filologjisë por në tërë Universitetin e Prishtinës dhe më gjerë. Edhe numri një i arsimit kosovar, ministri Ramë Buja tha se seminari është një mundësi e madhe për njohjen e kulturës kombëtare shqiptare nga të huajt, pjesëmarrësit e seminarit. Ndërsa zëvendësi i tij, Hajdin Abazi tha se Seminari i 31-të është një eveniment i rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave nga studiues vendorë, nga mërgata por edhe vende tjera më të largëta. Ndërsa për kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, seminarin është emblemë e kryeqytetit. “Ky është seminari i Prishtinës dhe ka zënë shtat po në Prishtinë për 31 vite. Është veçoria emblematike e Prishtinës...” tha ai. Ndërsa ne emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në hapjen e seminarit foli Pajazit Nushi, i cili tha se Seminari është një institucion integrues i potencialit shkencor me përmasa kombëtare. “Mos të harrojmë se ka personalitete shqiptare që janë burgosur e akuzuar për këtë seminar, ka edhe të zhdukur si Ukshin Hoti etj”, tha ai. Ndryshe, ky seminar siç u tha në hapjen zyrtare, ka edhe një veçori këtë vit, sepse përkon me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, dhe disa ligjërata u tha se do t’i kushtohen kësaj date. Seminari do të jetë i hapur deri më 25 gusht.          

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 07:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 16 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 08:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 07:50

Shkup

Scattered clouds
  • 19 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 08:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj