Nishani zyrtarisht president i Shqipërisë
Bujar Nishani, të martën mbrëma zyrtarisht mori detyrën e presidentit të shtetit, duke zëvendësuar në këtë post, Bamir Topin. Nishani u betua para Kuvendit të Shqipërisë, se do të respektojë kushtetutën shqiptare dhe të funksionojë si faktorë uniteti.
Ceremonia e pranim-dorëzimit u bë në Presidencë, ndërsa ish-presidenti Topi, i cili për pesë vjet drejtoi Shqipërinë, kishte ftuar rreth 600 mysafirë, në mesin e të cilëve edhe përfaqësuesi i opozitën, Edi Rama.
“Vlerësoj pjesëmarrjen e të ftuarve, si edhe të kreut të PS-së. Këtë e shoh si vlerësim dhe respekt ndaj institucionit të presidentit. Urimin personal e kam marrë sot nga Edi Rama”, deklaroi presidenti Nishani, raporton BW.
“Këtë detyrë po e marr përsipër në 100 vjetorin e pavarësisë. Rruga jona nuk ka qenë e lehtë, por e mbushur me sakrifica dhe herë herë me pengesa, por së fundmi ia kemi dalë të jemi në rrugën e duhur”, tha më tej Nishani.
Presidenti Bujar Nishani merr zyrtarisht detyrën... par TopChannelAlbania
Moti
Bernë
- 26 °C
Mër, 19/06/2013 - 20:50
Prishtinë
- 24 °C
Mër, 19/06/2013 - 21:30
Cyrih
- 28 °C
Mër, 19/06/2013 - 20:50
Shkup
- 29 °C
Mër, 19/06/2013 - 21:00
