E enjte, 20 Qershor, 2013 - 03:38
Subscribe to Syndicate
download

Një varg taksash, për regjistrim veture

21.08.2012 - 15:32
KMDLNJ thotë të jetë shkelje e të drejtave të njeriut kushtëzimi për qytetarët që të paguajnë një varg taksash për të regjistruar veturën

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) reagoi të martën kundër kushtëzimeve që komunat e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, po iu bëjnë qytetarëve kosovarë për regjistrimin e veturave dhe nxjerrjen e domeneve nevojshme personale.Disa komuna kohëve të fundit, sipas KMDPNJ-së, përmes një vendimi në bashkëpunim me MPB-në, apo vendimeve të kuvendeve komunale, po i kushtëzojnë qytetarët që të paguajnë një varg taksash për të regjistruar veturën. Për këtë regjistrim duhet të paguajnë taksat komunale (bërllokun, tatimin në pronë, ujin, taksat ekologjike, rrugore, administrative) etj.“Këto kushtëzime i konsideron diskriminuese, shkelje flagrante  të drejtave të njeriut të cilat janë në kundërshtim me legjislacionin që është në fuqi në Republikën e Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe dokumentet tjera ndërkombëtare që rregullojnë çështjen e të drejtave të njeriut”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.Neni 29  i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut përkatësisht pika 2 shprehimisht, sipas KMDLNJ-së, thotë se: “Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj...”KMDLNj, me shqetësim të thellë konstaton se në Republikën e Kosovës nuk mund të merret asnjë dokument nëse nuk i keni kryer detyrimet ndaj atyre që ofrojnë shërbime publike, komunale etj. “KMDLNj kërkon që kushtëzimi për marrjen e dokumenteve të mos zbatohet dhe të gjitha vendimet duhet te jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, konsideron ky këshill.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 02:50

Prishtinë

Clear sky
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 03:30

Cyrih

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 01:50

Shkup

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Enj, 20/06/2013 - 01:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj