E enjte, 23 Maj, 2013 - 01:49
Subscribe to Syndicate
download

Obama e Clinton urojnë Kosovën për Fitër Bajram

19.08.2012 - 08:01
Në emër të popullit amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin, thotë Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kanë uruar institucionet e Kosovës dhe popullin kosovarë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke dëshiruar mbizotërim të paqes dhe solidaritetit ndërmjet komuniteteve. Ramazani, siç thotë presidenti Obama, është periudha që familjet dhe bashkësitë të përjetojnë kënaqësitë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë. “Prandaj, në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin.

Uroj që ju dhe populli juaj të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm”, thotë Obama në urimin dërguar presidentes kosovare, Afifete Jahjaga . Ndërkaq sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton një urim tjetër ia ka dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. “Meqë jemi në përfundim të Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit dhe lutjeve për myslimanët në gjithë botën, kam kënaqësinë të uroj të gjithë myslimanët për një Bajram me gëzime dhe paqe”, thuhet në urimin e sekretares Clinton. Për të nderuar këtë kohë të veçantë, Clinton thotë se myslimanët në SHBA dhe në gjithë botën do të bashkohen për festën e Bajramit sipas traditave të tyre të pasura dhe diverse, duke festuar vlerat e përbashkëta të familjes, solidaritetit dhe komunitetit.

“Në kohë me ndryshime dhe pasiguri, festimi i këtyre vlerave të përbashkëta na bashkon dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit të shtuar dhe mirëkuptim ndërkulturor”, thuhet në letër urimin drejtuar Ministrit Hoxhaj. Sekretarja Clinton ka theksuar se derisa festojmë ketë vit, do të nderojmë kontributin e individëve që punojnë për të avancuar dialogun, vizionin e përbashkët, dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe komuniteteve myslimane në botë, në mënyrë që së bashku të krijojmë një epokë të re të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të gjithë njerëzve. Ndërkaq popullin e Kosovës me rastin e Fitër Bajramit, e kanë uruar edhe përfaqësuesit e institucioneve, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, etj.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 00:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 01:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 00:50

Shkup

Scattered clouds
  • 17 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 01:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj