E djelë, 26 Maj, 2013 - 07:14
Subscribe to Syndicate
download

Objekt për refugjatët serbë në Bujanoc

27.10.2012 - 11:59
Ndërtimi i një objekti për vendosjen e refugjatëve serbë në Bujanoc, nga opozita shqiptare shihet si objekt kolonizimi 

Vendimi i Kuvendit Komunal në Bujanoc për ndërtimin e njëzetë banesave kolektive për dislokimin e të zhvendosurve serbë nga Kosova, shihet si vendim për kolonializmin e komunës, e cila dominohet nga shqiptarët. Vendimin për ndërtimin e këtyre banesave e ka marrë koalicioni aktual shqiptaro-serb nën udhëheqjen e kryetarit shqiptar, Nagip Arifi.

Bujanoci është njëra nga tri komunat e banuara me shqiptarë në Serbinë jugore, ndërsa vendimi i ditëve të kaluara, do të fillojë të konkretizohet brenda një kohe të shkurtër. Kundër këtij vendimi, siç raporton gazeta "Zëri", kanë reaguar këshilltarët shqiptarë të mbetur në opozitë, të cilët këtë vendim e konsiderojnë si përpjekje për ndikimin nën përbërjen etnike të komunës.

Shaip Kamberi është përfaqësues i partisë më të madhe opozitare në këtë komuna (Partisë për Veprim Demokratik) dhe njëherësh ish kryetar i komunës gjatë mandatit të kaluar. "Ky vendim për ndërtimin e banesave sociale për serbët e Kosovës sjell një kolonizim, e madje është në kundërshtim me vetë Kushtetutën e Serbisë", thotë ai.

Fillimisht, sipas tij, kjo komunë është një vend i pazhvilluar ekonomikisht e cila nuk po ka aftësi që të i kthejë as njerëzit e vet, shqiptarët, që dikur nga frika gjatë bombardimeve të viteve 1999, janë larguar nga Bujanoci dhe sot janë të shpërndarë nëpër Kosovë. 

"Ndërkohë që për serbët e Kosovës, të cilët as që janë nga Bujanoci, merret vendim për t’iu ndërtuar shtëpi. Një vendim i tillë, po ashtu nuk do të duhej të merrej, edhe pa u konsultuar me Qeverinë e Kosovës, për t’i pyetur ata se mos këta persona duhet të kthehen në Kosovë, apo mos kanë probleme me ligjin dhe nuk mund të kthehen", tha Kamberi.

Analisti nga Lugina e Preshevës, Belgzim Kamberi, thotë se ky vendim është vetëm fillimi i prodhimeve negative që do të sjell koalicioni aktual i Bujanocit. Ai madje fajëson edhe partitë politike shqiptare, të cilët duke mos mundur që të merren vesh mes vete, kanë mundësuar që në Bujanoc faktor vendimmarrës të jenë pakicat serbe.

"Bujanoci ka hyrë në një proces, ku detyrohet të bëjë koncesione të tilla, nga fakti që serbët pakicë e kanë pushtetin, dhe kjo u mundësohet për shkak të vetë pushtetit serb në përgjegjësi, por është mundësuar edhe nga vetë shqiptarët. Përndryshe vendimi për ndërtimin e këtyre shtëpive është antikushtetues", tha Kamberi.

Ndërsa kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi tha se ndërtimi i këtyre shtëpive është projekt i Bashkimit Evropian (BE), dhe nuk ka të bëjë vetëm me serbët, por në përgjithësi me rastet sociale në Bujanoc, prej ngado qofshin ata.

"Është një projekt i BE-së, dhe në këto banesa sociale do të vendosen rreth 20 familje sociale që përbëjnë përafërsisht 70 persona. Këta persona janë edhe serbë nga Kosova por edhe romë", tha Arifi.

 

Ndryshe kuvendi komunal në Bujanoc përbëhet nga 41 këshilltarë, prej tyre 30 janë shqiptarë, ndërsa në opozitë kanë mbetur 18 prej tyre.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 06:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 06:30

Cyrih

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 06:20

Shkup

Scattered clouds
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 06:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj