E djelë, 26 Maj, 2013 - 01:42
Subscribe to Syndicate
download

Oda Ekonomike e Diasporës kundër "zhvatjes së mërgimtarëve"

17.07.2012 - 18:35
Kompanitë e huaja që i sigurojnë mërgimtarët tanë ju ofrojnë atyre sigurim dhe është e pakuptimtë t'i detyrosh ata të blejnë dobel police

Në një reagim të saj, Oda Ekonomike e Diasporës Shqiptare (OEDSH) shprehet kundër padrejtësisë që po u bëhet mërgimtarëve tanë me sigurimet e panevojshme të automjeteve.“Është padrejtësi juridike dhe morale që u bëhet mërgimtarëve tanë me kartelat e sigurimeve në pikat kufitare të Kosovës. Ata që hyjnë në Kosovë me targa të huaja, për dy javë qëndrim paguajnë 50 euro, apo 70 euro për një muaj. Për dy muaj kushton 110 euro, ndërsa për gjashtë muaj 250 euro”, thuhet në reagimin e OEDSH-s.

Sipas kësaj ode, kompanitë e huaja që i sigurojnë mërgimtarët tanë ju ofrojnë atyre sigurim të automjetit në Kosovë dhe është e pakuptimtë t'i detyrosh ata të blejnë dobel police (policë të dyfishtë) në kufi, sepse ai e ka një sigurim të veturës, e që në çfarëdo rasti e mbulon kompania e tij në perëndim.

“Por jo, thonë zotërinjtë e sigurimeve në Kosovë - ne duhet t'ua shesim juve patjetër edhe një policë shtese, e cila në rastin më të mirë të kompensimit të dëmit nuk mbulon më tepër se 20%.”, thuhet në reagimin që e transmeton gazetaexpress.com.

Problemi qëndron te Kosova, e cila nuk është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Sigurimeve për t'ju mundësuar qytetarëve të vet me tabela RKS një karton të gjelbërt por mërgimtarët tanë nuk e kanë këtë problem sepse shtetet nga ata vijnë janë të gjitha të pajisura me kartona të gjelbërt që i mbulon në tërë Evropën dhe më gjerë.

“Mbetet shumë i pakuptimtë arsyetimi i Kosovës se ne nuk e pranojmë policën e kompanive gjermane apo zvicerane kur ajo policë merr përsipër çdo dëm që shkakton ngasësi i automjetit kudo në Evropë dhe në Kosovë. Prandaj ti s’ke çka ta pranosh apo ta refuzosh, ske asnjë lidhje me të, por thjesht e bllokon mërgimtarin në kufi, ja merr paratë në emër të sigurimit atij i cili të sjell brenda vitit mbi 600 milion euro, ai i cili të mbanë gjallë, ai cili ta ka financuar lirinë dhe ti sot e vjedh dhe e largon nga vendi i tij”, thuhet në reagim. 

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 5 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 00:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 01:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 00:50

Shkup

Scattered clouds
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 01:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj