E premte, 24 Maj, 2013 - 01:49
Subscribe to Syndicate
download

Për gjashtë muaj, 700 milionë € nga diaspora

30.10.2012 - 16:53
Diaspora shqiptare radhitet në vendin e tretë me 11 për qind të Bruto Prodhimit Vendor

Mërgimtarët shqiptarë të Maqedonisë vetëm për gjashtë muajt e kaluar kanë sjellë në venin e tyre rreth 700 milionë euro, mjete këto që janë destinuar për investime dhe nevoja familjare.Këto mjete, siç raporton agjencia INA, përbejnë rreth 5 për qind në Bruto Prodhimin e Përgjithshëm Vendor të Republikës së Maqedonisë.

Kjo shumë konsiderohet shumë më e vogël për dallim nga vendet e tjera të rajonit. Studimi lidhur me paratë e diasporës në vendet e Ballkanit është bërë nga agjencia turke e lajmeve Anadollia. Sipas kësaj agjencie, këto mjete ndikojnë tejmase në buxhetet shtetërore të këtyre vendeve në Evropën Juglindore.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, diaspora më shumë mjete derdh në Bosnjë, më pas vjen Serbia. “Diaspora në këto vende merr pjesë me 13 për qind në Bruto Prodhimin Vendor”, thuhet në raport.

Diaspora shqiptare, ndërkaq radhitet në vendin e tretë me 11 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.

Në vitin 2010 në Serbi, sipas këtij raporti, kanë hyrë 5,6 miliardë dollarë nga diaspora, në Shqipëri 1,3 miliardë dollarë, në Kroaci 1,6 miliardë dollarë dhe Bosnjë Hercegovinë 2,2 miliardë dollarë, ndërsa në Kosovë, sipas bankës Qendrore të Kosovës, kanë hyrë rreth 600 milionë euro.

Pavarësisht këtyre shifrave, disa herë është thënë se diaspora shqiptare luan një rol të rëndësishëm në ngritjen e mirëqenies sociale dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Përqindja më e madhe e remitancave, sipas ekspertëve të ekonomisë, shkon në amvisëri, me rreth 90 për qind.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 00:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 01:30

Cyrih

Broken clouds
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 00:50

Shkup

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 01:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj