Për shtetësinë gjermane, duhet të lusësh serbët!
Shumë kosovarë që jetojnë në Republikën e Bavarisë, duan të marrin shtetësinë gjermane. Por, për ta bërë këtë, ata duhet që së pari të heqin dorë jo vetëm nga shtetësia e Kosovës por edhe nga shtetësia e ish kundërshtarit të tyre të luftës, Serbisë. Dhe kjo zgjat zakonisht shumë.
Tim Berishaj dhe Afrim Nura kanë dërguar e-maile të panumërt , kanë shkruar peticione dhe kanë shpenzuar kohën e tyre të lirë me autoritetet për dhënien e shtetësisë gjermane. Dy kosovarët luftojnë prej më shumë se tri vitesh për të marrë një pasaportë gjermane. Ata i plotësojnë shumicën e kritereve. Por është vetëm edhe një problem: Në Bavari atyre u duhet që, përveç shtetësisë kosovare, të dorëzojnë edhe shtetësinë serbe. Dhe kjo paraqitet e vështirë, shkruan portali gjerman infranken.de.
Berishaj është i lindur para 34 vitesh në Nürnberg (Bavari,Gjermani). Bashkë me gruan dhe tre fëmijët ai jeton në Fürth dhe e flet gjermanishten rrjedhshëm. Punon prej 18 vitesh për të njëjtin punëdhënës dhe ka arritur deri në postin e udhëheqësit të shitjes. Në vitin 2008 ai kishte kërkuar t`i vërtetohej posedimi i shtetësisë serbe. Kjo i nevojitej vetëm që pastaj të ketë të drejtë të heqë dorë nga kjo shtetësi.
Por: “Mëso serbisht”, i ishte thënë atij në telefon, kur u ishte drejtuar në gjuhën gjermane zyrtarëve të konsullatës serbe. Meqë ai vetë nuk e kupton serbishte, tash në konsullatën serbe të Munihut rreth një herë në javë telefonon baba i tij, për ta marrë vërtetimin. Dhe ai vazhdon të presë përgjigjen që duhet të vijë nga Beogradi.
Vetëm republikat Sachsen I(Saksonia) dhe Bayern (Bavaria) e kërkojnë këtë kusht për dhënien e shtetësisë. Në të gjitha republikat tjera të Gjermanisë, natyralizimi i të huajve nga ky aspekt është shumë më pak problematik.
Kështu, pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Baden-Württemberg-ut të marrë në vitin 2008, shqiptarët e Kosovës mund të marrin shtetësinë gjermane, pa pasur nevojë të heqin dorë nga shtetësia e tyre e mëparshme. Madje, në vendimin në fjalë shkruhet se “heqja dorë nga shtetësia serbe në rrugë legale është praktikisht e pamundur. Kosovarët, në praktikë, diskriminohen nga autoritetet serbe”.
Berisha nuk ka jetuar vetë kurrë në ish Jugosllavi. Por, se e vështirë është të merren dokumentet e nevojshme nga autoritetet serbe, e di tashmë edhe ai. “Ka në Serbi avokatë, që janë specializuar në këtë fushë”, rrëfen Berishaj. Për të hequr dorë nga shtetësia serbe duhet paguar ndërmjetësuesve rreth 1000 euro për person. Kësaj shume i shtohen edhe shpenzimet e nevojshme për të marrë shtetësinë gjermane, që në Bavari kushtojnë 255 euro.
Nga viti 2008 Kosova është ndarë nga Serbia. Krahas Gjermanisë, atë e kanë njohur më shumë se 80 shtete. Nisur nga kjo, shumë kosovarë nuk e shohin veten si shtetas të Serbisë, edhe pse juridikisht ata u takojnë të dyja shteteve.
“Unë nuk ndjehem serb, nuk kam jetuar kurrë në Serbi”, thotë Nura. Kosovari 43 vjeçar ka ardhur para 20 vitesh si student në Munih dhe tash punon si këshilltar në një bankë. “Është poshtëruese dhe e paarsyeshme që ta lusësh ish kundërshtarin e luftës për të të liruar nga shtetësia serbe”, thotë ai.
Prej pak kohësh, rreth 20.000 kosovarët e Bavarisë në kauzën e tyre gëzojnë mbështetjen e opozitës. Në nëntor të vitit të kaluar lëvizja “Freie Wähler” (Zgjedhësit e Lirë) dhe SPD kishin bërë një kërkesë në Parkamentin e republikës, që përmes një vendimi të lehtësohej dhënia e shtetësisë. Por CSU dhe FDP e hodhën poshtë kërkesën.
“Ky burokratizim është absurd”, thotë deputetja nga SPD, Isabell Zacharias. Nga na tjetër, Ministria e Brendshme e Bavarisë u referohet rreth 1600 kosovarëve që në mes të viteve 2004 dhe 2010 kanë arritur të heqin dorë nga shtetësia e Serbisë. Shifrat, sipas saj, gjatë viteve të kaluara janë rritur.
Në vitin 2010, sipas ministrisë së përmendur, 248 veta nga gjithsej 12021 sa kanë fituar shtetësinë gjermane, kanë qenë kosovarë. Por, ajo nuk tregon se sa kosovarë gjatë kësaj periudhe kanë bërë kërkesën për të marrë shtetësinë e Gjermanisë.
Tim Berishaj dhe Afrim Nura nuk përfitojnë gjë nga kontesti rreth shumështetësisë. Ata po mendojnë nëse duhet të ndërrojnë vendbanimin në ndonjë republikë tjetër të vendit, për të shpejtuar procesin, derisa ata të kenë në dorë pasaportën gjermane, duket se do të kalojë edhe shumë kohë. (Nga gjermanishtja: B.SH.)
- - Rrugëve ilegale në veri të Kosovës, është duke u kontrabanduar (18.05.2012 - 09:36)
- - Në Shqipëri, mbështetet parada gay (18.05.2012 - 08:51)
- - 83 vjeçari dhuron veshkën e tij "formula 1" (18.05.2012 - 08:05)
- - Marrëveshje për promovim të Kosovës (17.05.2012 - 19:49)
- - "Ditët e Gjuhës Gjermane" në Prishtinë (17.05.2012 - 18:34)
- - Promovohet abetarja e përbashkët (17.05.2012 - 14:15)
- - Shtyhet gjykimi kundër Mlladiqit (17.05.2012 - 13:17)
- - Tadiq: Edhe BE-në, edhe Kosovën (17.05.2012 - 12:59)
- - Gjysma e Evropës në Prishtinë (17.05.2012 - 09:54)
- - Kosova e Shqipëria, nderojnë viktimat e fashizmit në Mathausen (17.05.2012 - 09:32)




















































Shum bre po rrejn Shiptart ikan hala Pasaportat e Serbis arsyja me udhtu naper serbi e rrejn qkamos sosht e Vertet aspak kjo Merre Pasaporten e Kosoves e kqyr a pota lypin najsen prej serbis.po shumica ikan Vizat e gjermanis ne Pasaport te serbis e pasaportine Kosoves e mbajn ne vitrina.Gjuni ma ata Pasaprta te (...)
qe dy dit e kam marr pasporten gjermane kam prit me shum se 8vite edhe e kam shly neshtesin e kosoves at dit kur shkova ta marr ma lypshin edhe gjlajmrimin e serbis ooo zot qka asht kjo tani veq masi diskutova pak ma jepen veq nihere me lan pa fjal deri kur na kshtu me kso problemeve
Nje koment te shkur te gjith keta qe spo mujkan mi marr nenshtetsin ne Bajern te Gjermanis. Kam jetuer plot 11vite ne ket land te Gjermanis, i kam len te gjitha Punen me vendim te pergjithshem dhe jam shprengulur ne RRethinen e Stuttgartit para plot 10 vite dhe para dy vitev e kam marr pasaporten Gjerman Mas 5javesh qe e kam shlyer shtetsin e Kosoves,Por nje me esht then kur jam betu se do ti permbahem rregullave te Kushtetutes Gjermane se ne serrbi mund te kem probleme se ata te njohin ende si shtetas te tyre....
Vetit ja keni ber se shkojshi disa me marr pasapaorta te serrbis per me udhtu neper kruaci pa viza e tash ata jav lypi se edin se mundni mi nxjerr edhe ato dukumenta me pare,por ju kisha lut se ndrroni vendbanimin ne nje repuplik afer dhe emerrni neshtetsin ma shpejt.
Edhe une e kame te njejtin rast,qe 8 vite e kame apliku per pasaport Gjerman,nuk ka gjasa ketu ne Bavari te Gjermanis.Thjeshte ,nuk na dojn,kurse te dy femijt e mi e kane neneshtetsin Gjermane.Ketyre ...ju duhen vetem femijet qe lindin ketu,kurse prinderit nuk ju duhen,vetem na shfrytezojn per interesat e tyre.Njeriu po mendon per nje te ardhemeri te mire per femijt,edhe per ate arsye e kemi leju qe femija ta mere neneshtetsi Gjermane,se per ndryshe kur nuk e kisha neneshkru per kete.Qka po na duhet,as keta Gjermanet nuk jane me te mire se Shqipetaret,edhe keta vjedhin,te korruptuar,nuk kan ndjenja as per Nane as per Babe,e as per femijun e vete.Per mua nuk jane popull si duhet.
juve zoteri po ju kshilloj qe te mbeteni pa pun qe te mos keni te ardhura te mjaftushme per ta marr qlajmerimin nga serrbia qe me duket kushton diku 1200 euro e mundesh edhe pa qlajmerim me marr veq jo haez 4 po i pa pun 1 dhe e nga kosova duhet ta merresh po atje te kushton ma lire
Per Lumin, zoteri e keni marre shtetesin Gjermane ne vitin 2000, ne ate kohe Qeveria Gjermane i ka lejuar Kosovaret te marrin Shtetesin ( ky rregull ka zgjate vetem 6 muaj), keni pase fat. Mos ju qite tjereve kopalla qe me vite mundohen ta marrin ket Shtetesi.
Tung nga Bayerni
nami.mün.une kam pas pasaport te yu-se kurse te serbis nuk kam pas kurr per nenshtetsi gjermane i kam dorzuar qe tash 7-vite po behen qe e kam te pranuar por nuk me japin se e kerkojne qregjistrimin nga ajo e serbis (...) nuk kam lan fjal pa e thene ketu ne münchen edhe ne punen e mistris te mbrenshme kam qen per kete pune por keta nuk hjekein dor nga ajo se ndoshta kan bere pazarlleke me ta dhe u kam thene dhe ju them gjithe qe kurren e kurres nuk shkoj as nuk kerkoj qregjistrim nga ata se kurr nuk kam qen shtetas serb edhe nuk dhe para atyre qe deri dje na myten prindrit vllezrit edhe motrat tona e as nga foshnjet nuk peten meshir e une ti paguaj kete gjakpirses te popullit tim jo kurr tash kemi pasoshen ton mburrem me te e dua shume eshte e gjakut te atyre qe fliuan jeten per kosoven.Mos paguni pare serbit kot o milet tung klm
Jo vetem ne Gjermani,por edhe ne Danimarke ka raste kur kerkohet hjekja nga shtetesia serbe.
Lumi une e kam pasaporten gjermane edhe e kum marr ne bajern edhe kur far nenshtetsie nuk kam hjek se une kurr pasosh te shkaut ne gjep temin skam pas e ju i kini pas pasaportat e shkive deri dje e per qat arsye i kini qit vetit pun vet edhe njo du me ju than ne 92 kam ardh e 2000 e kam marr pasaporten gjermane edhe mu um kan thon me shku me hjek po bile une jav kum kthy me do fjal mate kqija edhe mu kurr sum kan vet po nejse klm
Valla, hiq nuk po ma mbush mendjen, per ato qe po shkrun.
Mos u gezo shume edhe nese e ke marr shtetesin gjermane, se eshte prapseprap e huaja.
Po ti a nga qielli pike ne Gjermani a si mbrrijte ne vitin 1992?
Nejse. pune e jotja , veq disi si shume lavdi i thure vetes.
me ka ndodhur edhe mua,vitin e kaluar e vendosa te mbaje pasaporten e kosoves.jam i lumtur qe kam pasaporten e kosoves.jam terhjekur nga mundesia qe te marr pasaporte gjermane.
Jo Zotrinj nuk kan faj Gjermanet por ju vet qe keni marr Pasaporta Serbe dhe me Plote te drejt e kan Gjermanet.
ju uroj suksese, por ju jeni ber Serb me plot Deshiren e juaj.
Mir po jau bajn? pse qka po ju vyn pasoshi gjerman edhe 10 vjet nuk shkone heken vizat hahahahahah e tani mini me udhtu shlir
Ne Baden-Württemberg nuk duhet me humbur nenshtetsin e serbise! Mirepo München ka do ligje te tj.! Duhet me dale ne gjygj, mbas gjygji jam i bindur si ka shansa te mira edhe pa e humbur nenshtetisne e serbise!
Mos e boni kijamet
Nuk e dij pse pe bojn aq problem secili nga kosovaret ka dikend diku tjeter te lajmruar jashte bayernit gjermania i ka mos gabovsha 16 republika 2 po kerkojkan clajmrim nga serbija, po tjerat nuk kerkojn,
Mendimi Im bere vendbanimin.nr1 ne nje republik tjeter te dytin aty ku je edhe kryhet procedura e mos ju hini shkijeve ne goje
Eshte me te vertet absurde. E kam pervojen e keqe, kur vet personalisht kam bere kerkesen per shtetesi gjermane dhe puntorja ne organin perkates me eshte drejtu me fjale; se krahas shtetesise se Kosoves, duhet patjeter edhe shtesia serbe te hiqet.
Ne pyetjen time se Bavaria gjendet ne Gjermani dhe ky shtet ka njohur pavarsine e Kosoves, eshte acaruar edhe me teper duke me thene qe derisa nuk pranohet pavarsia e Kosoves nga ana e Serbise, ju jeni shtetas te saj.
Qe absurdi te jet edhe me i madh, kam qen prezent , ne Aeroportin e Munihut,kur 3 veta me pasaporta serbe i moren policia ne zyre , dhe iu bene fletparaqitje per denim, pasi ata kishin pasaporta te serbise , e vet ishin shqiptar te Kosoves.
Pra ne njeren ane theksojn se jeni ende shtetas te serbise, e ne anen tjeter i denojn ata qe kan pasaporta te Serbise.
Ma te kqinj jen ba keta tont shum une vet kam apliku per Pasaport kosoves ne Frankfurt ammain (Konsulat Kosoves), edhe 3 muaj kam prit pas 3 mujve me kan shkru e-mail hajde merre pasaporten kur kam shku me kan than su ba pasaporta na kan humb (csv-ja te dhanat biometrike), mu ka desht me u kthy prap 800 km rrug i kam ba gati 200 euro veq benzin plus ta hupin diten e punes me faj vetin edhe fund kurgja hiq sguxon me ju than kurgja se te kercenon si shum tjer 6 muaj sta jep pasaporten shum shtet i dobt jena teper nuk bajn kurgja per mergimtaret ne vend se ti perkrah e tju del ndihm edhe dihet qe gati krejt kosova rrnon prej dikujna si e ka ne evrop se sa per juve qe jeni pozita kishin maru njerzimi kosov hajde ishalla drejtohni drejt e nuk rrini gjith shtremt se krejt menemadha ishin bile ai shefi ne konsul atu mos vet a.
Post new comment