E shtunë, 18 Maj, 2013 - 12:33
Subscribe to Syndicate
download

Perandoria turke, 28 kryeministra shqiptarë

05.09.2012 - 08:12

Ministri i jashtëm Davutoglu tha se në Perandorinë Osmane ka pasur 28 sadrezamë (kryeministra) dhe 36 vezirë (ministra) me origjinë shqiptare.

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu pranoi se Perandoria Osmane gjatë periudhës së saj të sundimit, ka pasur 28 kryeministra dhe dhjetëra ministra me origjinë shqiptare, ndërsa edhe autori i himnit turk, Mehmet Akifi dhe autori i fjalorit të parë turk, Sami Frashëri ishin po ashtu shqiptarë.

Këto deklarata ministri turk i Punëve të Jashtme, Davutogllu i ka bërë në një intervistë për revistën “Shenja”, ku ai foli për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërinë duke i konsideruar shumë të mira.

"Populli shqiptar ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme në jetën administrative, kulturore dhe sociale turko-osmane. Në historinë tonë të përbashkët kanë lënë gjurmë qeveritarë, ushtarakë, njerëz të letrave, intelektualë dhe artistë shumë të vyer me origjinë shqiptare”, tha Davutoglu.

Në Perandorinë Osmane, sipas tij, ka pasur 28 sadrezamë (kryeministra) dhe 36 vezirë (ministra) me origjinë shqiptare.

“Mehmet Akifi, autori i himnit tonë kombëtar, si dhe Sami Frashëri, autori i fjalorit të parë turk, që në të njëjtën kohë konsiderohet një nga njerëzit më të shquar të letrave në Shqipëri, janë të dy me origjinë shqiptare", tha shefi i diplomacisë turke, Davutoglu, raporton “Shekulli”.

Ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, sipas tij, ekziston një miqësi e fuqishme, rrënjët e të cilës shtrihen në thellësitë e historisë e përbashkët.

“Kjo lidhje midis popujve tanë na jep edhe përgjegjësinë për ta zhvilluar në çdo fushë solidaritetin dhe bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona dypalëshe po zhvillohen në çdo fushë duke nisur nga fusha politike, ekonomike, ushtarake, kulturore dhe ajo arsimore, në përshtatje me miqësinë historike dhe unitetin kulturor midis popujve tanë”, tha Davutoglu.

Ministri i jashtëm turk po ashtu foli edhe për shtrirjen ekonomike të Turqisë në Ballkan, duke mos e konsideruar këtë si ndenje strategji të veçantë e Ankarasë, por si vetëm si çështje e zhvillimit ekonomik.

“Zhvillimi i fuqisë ekonomike dhe politike të Turqisë, e cila është dhe ekonomia e gjashtëmbëdhjetë më e madhe e botës dhe ekonomia e gjashtë më e madhe e Evropës, po i rrit aftësitë e saj globale dhe po i mundëson vendit tonë që t’i shpjerë përpara marrëdhëniet e saj me të gjithë botën. Prandaj, veprimtaria në rritje e Turqisë nuk është një zhvillim specifik vetëm për Ballkanin”, thotë ai.

Ministri i Jashtëm turk nga ana tjetër pranon se Ballkani për Ankaranë është një rajon primar, për shkak të lidhjeve të ngushta gjeografike, historike dhe kulturore.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
Oltner Tagblatt
I dënuari për dhunim kërkon riatdhesim në Kosovë! Ai madje është kujdesur që në kërkesën e tij të llogarisë shumën e parave që do të kursente Zvicra – 240 mijë franga - nëse do ta lëshonte atë të kthehej në atdhe
CH-Kosovë
albinfo.ch: Arkitekti Bujar Nrecaj në ditën e përurimit të hotelit
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".
In&Out
Peshkatari dhe bukespjeksi
RTK: “Kosova nga syri i një zvicerani” Une émission In&Out transmise sur la RTK (Radio Télévision du Kosovo) le 15 mai 2013.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds, partial fog
  • 4 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 06:20

Prishtinë

Few clouds
  • 20 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 07:30

Cyrih

Few clouds
  • 15 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 10:20

Shkup

Clear sky
  • 27 °C
Reported on:
Sht, 18/05/2013 - 12:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj