Politikani austriak kërkon ndarjen e Kosovës
Ndarja e Kosovës është “e vetmja zgjidhje për paqen dhe njohjen e ndërsjellë” ka thënë kryetari i partisë FPÖ të Austrisë heinz Christian Strache.
Duke i bërë jehonë një deklarate të ngjashme të kryeministrit serb Ivica Daçiç, politikani austriak ka thënë se “duhet të ketë drejtësi për pjesët me shumicë serbe në Kosovë”.
“Është koha e fundit që Bashkimi Evropian ta braktisë qëndrimin e tij negativ ndaj Serbisë dhe të marrë në konisideratë edhe të drejtat e serbëve. Në këtë kuptim, një ndarje e Kosovës do të ishte fillimi dhe një kompromis i mirë për të dsyja palët”, ka thënë Strache më tutje, raporton gazeta "Salzburger Nachrichten".
Heinz Christian Strache është kryetar i partisë liberale FPÖ dhe kryesues i grupit të saj parlamentar në Parlamentin Federal të Austrisë. .
Moti
Bernë
- 6 °C
Enj, 23/05/2013 - 21:50
Prishtinë
- 13 °C
Enj, 23/05/2013 - 22:30
Cyrih
- 6 °C
Enj, 23/05/2013 - 21:50
Shkup
- 16 °C
Enj, 23/05/2013 - 22:00
