Potenciali i madh i diasporave

image de l'article

Një numër i magazinës prestigjioze The Economist kushtuar rrjeteve të diasporave në botë, para do kohësh ka vënë theksin në rëndësinë ekonomike gjithnjë e më të madhe si dhe në kontributin e tyre në rritjen ekonomike.

 

Diasporat gjithnjë kanë përbërë një forcë mbështetëse ekonomike të konsiderueshme. Mobiliteti i madh i kapitalit, rënia e dukshme e kostos së transportit si dhe progresi teknologjik kontribuojnë në rritjen e këtij fenomeni. Anëtarët e diasporës që i përkasin gjeneratës së parë përfaqësojnë 3% të popullatës botërore. Vlerësohet se diaspora e një vendi, sikurse Kina, është më e rëndësishme në numër se vetë popullata e Francës!

 

Një pasuri e madhe e këtyre rrjeteve diasporike me prejardhje të ndryshme dhe të shpërndara në të katërt anët e botës është fakti se i lehtësojnë shkëmbimet ndërkombëtare, por edhe shpërndarjen e informatave si dhe të ideve për mundësitë e investimeve, edhe atë sikurse në vendin e prejardhjes, ashtu edhe në vendin pritës.

 

Në Zvicër, si vend imigrimi, në një realitet transnacional jetojnë një mori popujsh. Tema e migrimit është, për fat të keq, shpeshherë e asociuar vetëm si problem. Retorika politike ka ndonjëherë tendencë për ta fshehur kontributin historik të migracionit, sidomos sa i pëket jetës ekonomike të këtij vendi.

 

Pa rënë në kurthin e uniformizimit të profileve shoqërore si dhe kulturore apo të vështrimit engjëllor të popullatave migruese, ndoshta është koha të shihet në këto komunitete një potencial për promovimin e investimeve si dhe të ekonomisë zvicerane jashtë vendit.

 

Duke iu referuar diasporës kineze në SHBA si dhe investitorëve amerikanë në Kinë, migrantët që janë të punësuar në firmat helvetike do të mund të bëheshin kështu si aktorë çelës të ngulitjes së tyre në tregje të reja si dhe me rritje të hovshme.

 

Personat që dalin nga diasporat në Zvicër, veçanërisht ata të gjeneratës së dytë apo të tretë, kanë shpeshherë shkollim të shëndoshë si dhe kanë njohuri rreth specifikave ekonomike e financiare të vendit të tyre pritës. Avantazhi i tyre krahasues është fakti se ata përfitojnë po ashtu nga informatat ekonomike të privilegjuara në raport me nevojat si dhe mundësitë e vendit të tyre të prejardhjes si dhe të regjionit nga ata vijnë. Më konkretisht, fakti që ata gëzojnë njohje gjuhësore, por edhe i kanë rrjetet e tyre si dhe afinitetet kulturore i bënë ata të dallojnë nga të tjerët.

 

Të investosh në diasporë është të qëllosh dy caqe me një gur. Në njërën anë, të promovosh interesat ekonomike zvicerane jashtë vendit si dhe, në anën tjetër, të kontribuosh në tranzicionin ekonomik të vendeve në zhvillim. Çfarë ka më efikase për ta parandaluar fluksin e migrimeve ?

 

Botuar në “24 Heures”, 28-29 janar 2012

Reagim

6 komentet
Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

Ide interesante per t'u marre

Ide interesante per t'u marre ne konsiderate nga institucionet e Kosoves....
Dommage, ata qe dijne nuk bejne, e ata qe bejne nuk dijne, keshtu do t'a definoja te sotmen shqiptare, kudo qe frymon....

Me nderime,
lexuese , Bern

Nga Gjilan(asi) Shkrimi nuk i

Nga Gjilan(asi)
Shkrimi nuk i dedikohet diaspores shqiptare.E drejten me ju thene seshte ka me intereson diaspora Kineze apo Ruse.Ju zotri Bashkim Iseni spaku per gazeten Albinfo.keni mundur diqka per diaspore ton te flasesh.Smund te te kuptoj se kujt iu jeni drejtuar,ndonje forumi boteror apo ke harruar qe diaspora shqiptare ka brengat e veta e jo brengat Kineze e Ruse.

Me sa po kuptoj, autori po i

Me sa po kuptoj, autori po i drejtohet pikërisht firmave si dhe autoriteteve zvicerane per me i afruar diasporat e Zvicrës për tu implikuar në vendet e prejardhjes së tyre. Si deduksion logjik, diaspora shqiptare është njëra ndër më të mëdhatë... Prandaj, kjo vërejtje e Gjilanas-it po më duket se buron më shumë nga moskapaciteti për të zbërthyer një mendim në nivel.

O haver, ky zotnia e paska

O haver, ky zotnia e paska botue ket mendim ne gazet zvicrane dhe ka dasht me t'msu ty dicka qe e prek drejt e per drejt diasporen tone dhe shqiptarine. mu kan n'ven ktij intelektuali t'çmum, nuk kisha lodh krye me pusana. plus edhe po ta lejon botimin e komentit tan fyes. msoe baco demokracine dhe n'kofshi xheloza.
pensionisti

Sa fatkeqësi! Eshtë normale

Sa fatkeqësi!
Eshtë normale shumë që secili prej nesh lexon dhe kupton ato që mundet t'i zbërthej e t'i intergroj truri i tij. Këtë më së miri do ta spjegonin profesionistët nga fusha e mjekësisë psikologjike.
Por në vend të përgjegjëjes nga autori i këtij shkrimi Bashkim Iseni, i lejoj vetes të marr guxim dhe të ju them shumë shkrut se shkrimi nuk i dedikohet aspak disporës Kineze e Ruse dhe me gjithë këto shprehje aq të kjarta në gjuhën shqipe nga autori B. Îseni, unë konkludoj se është fatkeqësi që nuk e paskeni gjetur veten i nderuar Gjilan (asi). Dhe me të vertetë këtu shihen kjartë brengat që ka diaspora shqiptare kur edhe vet kërkoni të shkruhet diq enkas vetëm për ne. Megjithate dyshoj nga reagimi juaj, se në ç'gjendje humori keni qenë kur e keni lexuar kronikën apo edhe kur e keni shkruar reagimin.
Ju flm shumë për mirëkuptim.
Mrika.

Kronikë e qëlluar dhe e

Kronikë e qëlluar dhe e gërshtuar me profesionalizëm.
Shpresoj se lexuesi i saj do të mund të njxerr nga kjo jo vetëm anën informative por edhe të shërbehet me këtë si mjet që kjartëson një refleksion të asaj që shumëkujt prej nesh do t'i hynte në punë për planet e tij në të ardhmen. Performanca profesionale, pasuria kulturore dhe shkollimi i shëndosh relektojnë vetëm anën pozitive në ndërtim të urave të reja në mes vendit pritës dhe atij të origjinës.
Andaj kjo i duhet më së shumti sot edhe mërgatës kosovare e cila jo rrallë "heziton" të mësoj më shumë për vendin pritës.
Përshëndetje Miranda.

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave