E hënë, 20 Maj, 2013 - 18:43
Subscribe to Syndicate
download

Prekazi bashkoi mërgimtarët e gjithë botës

05.08.2012 - 08:52

Disa qindra mërgimtarë kishin zbarkuar në Prekaz për të marrë pjesë në manifestimin tradicional “Ditët e Diasporës 2012” me moton “një jetë në shërim të kombit”.

Mërgata shqiptare ka luajtur rolin vendimtar nëpër të gjitha etapat e historisë, duke kontribuar fillimisht në pavarësimin e Shqipërisë 100 vjet më parë, në çlirimin e dhe pavarësimin e Kosovës para 13 vjetësh dhe në zhvillimin permanent të vendet. Kështu deklaruan organizatorët e manifestimi qendror "Ditët e Diasporës 2012".

Ky manifestim u mbajt në kompleksin memorial në Prekaz me moton e rilindësve "Një jetë në shërbim të kombit”, ndërsa është organizuar nga Ministra e Diasporës. Kjo e fundit kishte zgjedhur Prekazin, aty ku kishte filluar lufta e hapur e UÇK-së me forcat serbe, për t’ua përkujtuar brezave të rinj, historinë më të re Kosovës dhe heroizmin e Jasharëve.

Qindra të pranishëm në kompleksin e Jasharëve i përshëndeti i pari kësaj familje, Rifat Jasahri, i cili edhe vetë gati katër dekada qëndroi në mërgim. Ai çmoi lartë rolin e diasporës, ndërsa i falënderoi mërgimtarët për kontributin e tyre në ditët më të vështira që patën edhe si familje, por edhe si Kosovë.

Si zakonisht, mesazhi i Rifat Jasharit dhe i Jasharëve ka qenë uniteti i brendshëm dhe kultivimi i atdhedashurisë tek gjeneratat e reja.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, i cili fillimisht bëri homazhe në kompleksin e varrezave të Jasharëve, tha se në këtë vend ku janë flijuar tri gjenerata të Jasharëve, është obligim institucional për t’ua shpjeguar brezave të rinj historinë e Kosovës.

"Jemi tkurrur vazhdimisht në territoret tona, por kurrë nuk jemi dorëzuar. Mërgata tradicionalisht ka qenë strumbullar i lëvizjeve për liri, pavarësi e identitet kombëtarë. Ajo ka luajti rol të rëndësishëm edhe në pavarësimin e Shqipërisë, 100 vjetorin e se cilës do ta shënojmë sivjet. Po ashtu mërgata pati rol të rëndësishëm edhe ne pavarësimi e Kosovës, duke marr pjesë aktive në luftë”, tha Makolli.

Ministri kosovar i Diasporës i përkujtoi mërgatën e hershme, rilindësit që kontribuuan pareshtur për pavarësinë e Shqipërisë, arbëreshët, shoqatat e Stambollit dhe Bukureshtit, ata të Amerikës, etj ndërsa përveç kontributit në bërjen e shtetit, Makolli tha se mërgimtarët janë të gatshëm që të ndihmojnë edhe në zhvillimin e venit.

“Tash është koha që mërgimtarëve t'ua kthejmë borxhin e madh dhe Kosovën ta bëjmë vend të mundësive të mëdha", tha Makolli, duke i ftuar që të investojnë në Kosovë dhe duke iu garantuar perspektivë investuese.

Mërgimtarët e pranishëm në kompleksin e Prekazit i ka përshëndetur edhe përfaqësuesi i arbëreshve të Italisë, Pino Cazzoza dhe përfaqësuesi i shoqatës më të vjetër shqiptare në Amerikë “Vatra”, Agim Rexhepi. Ky i fundit i bëri një rezyme historisë së vjetër dhe asaj të re të mërgatës shqiptare në Amerikë, nga Faik Konica, Fan Noli e deri të pjesëmarrësit në luftën e UÇK-së.

Ai tha se pas gjithë asaj përpije shekullore “Kurrë nuk kemi qenë më afër bashkimi kombëtarë”.

Në fund të këtij manifestimi, të cilin e shoqëroi gjatë gjithë kohës Filharminia e Kosovës, u ndanë disa mirënjohje për disa nga shqiptarët që kanë bërë emër në diasporë, ish-atdhetarit Hysen Terpeza, këngëtares Rita Ora, futbollistit Lorik Cana...

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 17:50

Prishtinë

Few clouds
  • 24 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 18:00

Cyrih

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 17:50

Shkup

Few clouds
  • 29 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 18:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj