E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 16:49
Subscribe to Syndicate
download

Prishtina – kantier ndërtimi

18.08.2012 - 10:22
Prishtina sikur qëllimshëm u paraqitet mërgimtarëve nga ana e saj më e keqe ose më e zellshme: në të gjitha anët e qoshet punohet sa më s`ka

Kamionët lëvrijnë në sokaqe të ngushta dhe bllokojnë hyrje-daljet, ekskavatorët dhe përzierëset e betonit gjëmojnë, shpuesit me kompresion rrahin, zhavorri shushuron gjatë shkarkimit të ngarkesës në gropa themelesh. 

Një nga kantieret më të mëdha të ndërtimit që prej një viti është hapësira që shtrihet nga ndërtesa e parlamentit afër monumentit të Skënderbeut dhe Teatrit Kombëtar deri te Hotel Diamond.

© albinfo.ch. E.Kaestli

Heroi shqiptar mbi kalë, i mbështjellë më një mushama të zezë e muaj me radhë i syrgjynosur në një qoshe, u soll sërish në bazament mu në mes të një shkretëtire guralecësh, nëpërmjet së cilës këmbësorët kërkojnë rrugën midis kamionësh e makinash ndërtimi. Për t`u admiruar janë gratë me take të larta e të holla, të cilat ia dalin – pa e thyer këmbën a qafën – ta kalojnë këtë vend-ndërtimi, të cilin mund ta tejkalosh vetëm shumë tërthorazi.

Duke iu bindur e nënshtruar këtij halli, moda e këpucëve të rrafshta është në mësymje.

Edhe pse sheshet para teatrit e parlamentit nuk janë mbaruar dhe ende janë të pakalueshme, në gusht, sipas planit ndërtimor, i cili përskaj standardeve zvicrane të ndërtimit as që do të ishte i parafytyrueshëm, u shqye gjerësisht edhe ana tjetër e zonës së preferuar të këmbësorëve “Nëna Tereze”.

©albinfo.ch - E.Kaestli

Kafeja e qetë në oborrin e Hotel Grandit është shembur: kush, vallë, do të dëshironte të ulej në kafene me gjithë atë zhurmë ndërtimi? Disa të palëkundur shfrytëzojnë tavolinat e tarracës së restorantit të hotelit, i cili – me që ra fjala – nuk dihet edhe sa kohë do të qëndrojë. Pronari i ri i hotelit që dikur ishte pronë shtetëror nuk ka plotësuar marrëveshjen e blerjes: investimet e negociuara i ka realizuar vetëm në një masë shumë të vogël. Për këtë arsye, Agjencia e Privatizimit e riktheu pronësinë e Hotel Grandit të flashkët, për të përgatitur një ritenderim.

Dy pllakata u tregojnë kalimtarëve sa të bukura do të jenë sheshet përreth monumenteve të Skëndërbeut dhe Zahir Pajazitit, atëherë kur punimet do të jenë kryer. Vetëm mund të shpresojmë që sheshet nuk do të jenë gri e me ca njollëza të gjelbërta, ashtu siç duken në afishet e ndërtimit.

Makinat e ndërtimit po gjëmojnë edhe tash përderisa unë po shkruaj këtë tekst në shtëpi në pjesën e vjetër të qytetit në Prishtinë. Kur u ktheva nga pushimet në Zvicër, për tmerrin tim, përballë shtëpisë sonë gjeta një gropë ndërtimi. Tani, pra, po groposet edhe ajo pjesë e vogël e rrugicës që deri tani kishte mbetur pa u zënë, druri i thatë është zhdukur.

©albinfo.ch - E.Kaestli

Punëtorët po punojnë admirueshëm shpejt dhe në mënyrë precize në këtë vend të ngushtë. Kur kamioni largon ngarkesën ose sjell zhavor a beton, unë nga ballkoni ynë i vogël thuaja se mundem të kërcej mu në mes të ngarkesës, aq ngushtë është këtu. Shoferi parkon kamionin me precizitet të skajshëm në zgrip të gropës. E mënyra se si bageristi e drejton makinën prej përbindëshi ëshë një mjeshtri e vërtetë.

Fascinacioni im për punë të ndërtimit – fundja jam e bija e një inxhinieri të ndërtimtarisë – nuk më ngushllon, për faktin që së shpejti do të kem para hundës mur e dritare, në vend të një hapësire të vogël të hapur e një pjesëz qielli. Por, deri atëherë do të zgjasë edhe pak.

©albinfo.ch - E.Kaestli

Që nga 1 shtatori fillon shkolla; jam kureshtare të di sa i madh do të jetë koncerti i sirenave të veturave, kur prindërit do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollën fillore që gjendet në fund të rrugicës. Kur dorëzohet materiali ndërtimor ose kur ekskavatori gjendet në mes të rrugës, atëherë s`qarkullojnë dot as veturat, e as këmbësorët. Populli shqiptar i Kosovës është në masë të madhe i durueshëm. Në kushte të tilla siç janë këtu në Prishtinë, në Zvicër do të kishte rebelim!

©albinfo.ch - E.Kaestli

FOTO GALERI

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 11 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 15:50

Prishtinë

Broken clouds, light rain showers
  • 22 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 16:30

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 15:50

Shkup

Broken clouds
  • 25 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 16:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj