Pritet të rinis sot dialogu Kosovë- Serbi

Sipas ndërmjetësit Cooper do të bisedohet edhe për protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufijve, dhe zbatimin e marrëveshjeve
image de l'article

 

Në Bruksel pritet që sot të rinis dialogu i ndërprerë për një kohë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Të dyja palët tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, kurse ndërmjetësi evropian në proces, Robert Cooper, ka bërë publike çështjet që do të diskutohen.

 

Sipas tij, do të bisedohet edhe për protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufijve, dhe zbatimin e marrëveshjeve.  

 

Kurse, Kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar mbrëmë një takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit.

 

Në një deklaratë për RTK-në ambasadori gjerman, Ernest Rejnhel, ka thënë se marrëveshja për bashkëpunim rajonal do të jetë një avancim për Kosovën. Refuzimi i propozimit që Kosova përmes fusnotës t’i referohet tri dokumenteve, sipas tij, nuk do t’i shërbente vendit. 

 

Ndërsa Catherine Ashton, William Hague e Carl Bild i telefonuan Hashim Thaçit.  Ata kërkuan nga pala kosovare që ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë për përfaqësimin e vendit në nismat rajonale, në shkëmbim të hapjes së perspektivës evropiane të Kosovës.

 

"Kryeministrit Thaçi i është rikonfirmuar nga të gjithë bashkëbiseduesit se Kosova do të ketë mbështetje të pa rezervë në realizimin e agjendës së saj evropiane dhe euro-atlantike. Gjithashtu kryeministri Thaçi ka marrë urime me rastin e përvjetorit të katërt të Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzuan për të arriturat që ka bërë Kosova në kuadër të këtyre katër viteve", thuhet mes tjerash në njoftim e Qeverisë.

Reagim

0 komentet

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave