E enjte, 23 Maj, 2013 - 16:21
Subscribe to Syndicate
download

Pronari i " Shtëpisë së Verdhë" paralajmëron grevë

22.08.2012 - 08:36
Pronari i shtëpisë Abdullah Katuçi kërkon që të mbyllet njëherë e përgjithmonë hetimin mbi këtë shtëpi

Pronari i “Shtëpisë së verdh” ka paralajmëruar autoritete shqiptare por edhe ato të SHBA-ve se do të futet në grevë urie me të gjithë anëtarët e familjes së tij në rast se nuk i vihet “kapak” ankthit tete vjeçar të hetimeve të EULEX-it mbi shtëpinë e tij, që është përmendur nga senatori kontrovers zviceran, DikMarty.

Marty në një raport që ka publikuar në Këshillin e Evropës ka thënë se në fshatin Gurrë të Matit është një “Shtëpi e verdh” ku janë bërë transplantime të veshkave gjatë luftës së UÇK-së. Kjo shtëpi disa herë është hetuar dhe asnjëherë nuk është vërtetuar pretendimi i Martyit.

Pronari i shtëpisë Abdullah Katuçi kërkon që të mbyllet njëherë e përgjithmonë hetimin mbi këtë shtëpi. Katuçi, siç raport “ballkanweb” paralajmëron me greve urie si e vetmja zgjidhje që i ka mbetur atij dhe anëtarëve të tjerë të familjes, kundër hetimeve të njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve.

Katuçi thotë se i ka dërguar letër dhe kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë kërkon që ambasada e SHBA të hetojë akuzat në mënyrë që të zbardhet e vërteta ose në të kundërt së bashku me Prokurorin e rrethit Mat do nisin një greve urie, si shenjë proteste ndaj hetimeve që ai dhe familja e tij nuk i pranon.

Raporti i Martyt, ndërkaq konstatoi se objekti i njohur si “Shtëpia e Verdhë” është shfrytëzuar si burg ku mbaheshin të burgosurit serbë dhe shqiptarët kolaboracionistë, ndërsa heqja e organeve (transplanti) ndodhej në Fushë-Krujë, ndërsa nëpërmjet aeroportit Rinas transportoheshin nëpër Evropë.

Shqipëria dhe Kosova, ndërkaq janë shprehur të gatshme për hetime, derisa akuzat e Martyt i kanë quajtur skenar filmash të Spilbergut. Madje kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar se pas hetimeve do ta padisë senatorin Dik Marty me padi për fyerje dhe prishje imazhi.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 15:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 18 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 15:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 12 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 15:20

Shkup

Broken clouds
  • 23 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 15:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj